Kryeministri Rama u dha një tjetër shuplakë bashkive, kësaj here për indiferencë ndaj qytetarëve. Sipas tij, shumë ankesa në platformën e bashkëqeverisjes, u adresohen bashkive.
“Eshtë për t’u habitur që bashkitë kanë një nivel shumë të lartë indiference ndaj qytetarëve.
Me futjen e sanksioneve në ligj, nuk është më çështje subjektive, por edhe ligjore dhënia e përgjigjes dhe në rastin e Bashkive, veç se një detyrim i drejtpërdrejtë, sanksionet do bëjnë që të jetë shumë më panë njerëzve edhe fakti që një institucion vendor nuk t’u përgjigj”, tha Rama nga Berati, ku prezantoi sistemin e ri të shërbimeve digjitale dhe ligjin për Bashkëqeverisjen,
“Qytetarët duhet të thyejnë tabutë në kokë që gjërat zgjidhen në rrugët e vjetra duke gjetur miq e duke futur shokë. Nuk është e nevojshme.
Është edhe lufta individuale që secili prej nesh duhet të bëjë me mendësinë sepse shumë shpesh preferojmë më mirë të paguajmë sesa të ankohemi“, shtoi i pari i qeverisjes. /sarandacity.al/