Në plazhin e Tiganiyas, në Sithonia në Greqi, pushuesit e atyshëm kanë pasur mundësinë të përballen me një fenomen të rrallë këto ditë. Konkretisht, bregdeti u përmbyt me shkumë të bardhë. Ndaj, ekspertët folën në mediat greke për këtë fenomen të rrallë.
“Eshtë një çështje organike e pazgjidhur që, për ndonjë arsye natyrore – një çrregullim, një proces biologjik – rritet në sasi dhe nuk arrin të tretet,” tha Hariton-Charles Hindiroglu, një profesor në Departamentin e Biologjisë në Universitetit Aristotel, i ftuar në Radio Selanik.
Siç vuri në dukje ai, frekuenca e këtij fenomeni është regjistruar kohët e fundit në të gjithë Egjeun e Veriut.
“Ne nuk mund të përjashtojmë faktin që është shkaktuar nga ndotja organike e Bosforit,” tha ai, duke theksuar megjithatë, se fenomeni nuk ishte i rrezikshëm dhe ishte i lidhur me ndryshimin e klimës.
Në një intervistë me thessneës.gr, zv/kryetari i Bashkisë së Sithonias, Vassilis Zisios tha se shkuma ka qenë e pranishme për tre-katër ditët e fundit.
Zisios beson se ky është një fenomen i eutrofikimit që ndodh për shkak të rritjes së fitoplanktonit dhe zooplanktonit prej temperaturës së lartë që mbizotëron. Sipas tij, nuk përbën aspak rrezik për plazhistët. /sarandacity.al/