Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Sazet e Delvinës e jo vetëm: kush ishte Colua (Vilson Gaçi)

by PorositWeb
25 Korrik, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Sot do të flasim për një nga ikonat e kulturës muzikore delvinjote, Vilson Gaçi (Colua).

Në vitet ’70 – ’80, sazet morrën një hov të madh kur me to punoi kompozitori i shquar delvinjot Myrteza Leka, i cili përgatiti një grup këngëtarësh shumë të talentuar të rinj, si Panajot Diamanti, Telemak Papapano, Mimoza Pupuri etj.

Ndër këta këngëtarë të rinj ishte dhe Vilson Gaçi (Colua).

Të dhëna për muzikën ai shfaqi që në kopësht, por më shumë kur filloi shkollën fillore. Ora e muzikës nuk fillonte pa dëgjuar Colon të këndonte një këngë. Ai kishte një zë të hollë melodioz që pëlqehej shumë jo vetëm nga nxënësit por edhe nga mësuesit e sidomos nga ai i muzikës Myrteza Leka, i cili pa te Vilsoni një këngëtar me perspektivë.

Kënga e parë që ka kënduar Colua ka qenë “Dhuratë për ditëlindjen” në një koncert në shkollë në vitin 1968.

Këngë ka kënduar dhe me mësuesin tjetër të muzikës, Piro Stefanidhin.

Në festivalin e këngës që u organizua në Delvinë në vitin 1970, ai zuri çmimin e parë me një krijim të Myrteza Lekës, kurse në festivalin e dytë, mori po çmim të parë me një krijim të kompozitorit fierak Nikollaq Bulo – “Erdhi pranvera”.

Në festivalin e tretë të këngës më 1972, Vilsoni fiton po çmim të parë në një duet me Roza Qilimin – “Rrjedhin të bukura ditët tona”.

Vlen të theksohet se Delvina kishte një jetë të gjallë artistike. Në orkestrën e festivalit të tretë morën pjesë dhe orkestrantë nga Elbasani, siç ishte kitaristi dhe kompozitori i njohur Alfons Balliçi. Dirigjent ishte Limoz Dizdari. Pra. imangjinoni se ç’farë cilësie kishte ky aktivitet.

Ndërkohë, në festivalet e pionerit që organizonte Saranda, Vilson Gaçi morri pjesë dhe në një prej tyre në një duet me këngëtaren e njohur Eli Rizo, duke fituar çmim të parë.

Gjimnazi i Delvinës nën drejtimin e Myrteza Lekes krijoi grupin e sazeve ku mernin pjese Colua, Telemak Papapanua, Vladimir  Demaj, Lili Gazeli, Franc Kodheli, Lea Peçi, të cilët me interpretimet e tyre ngjallën interes dhe respekt tek artëdashësit delvinjotë.

Në koncertin qeveritar 1978 në Sarandë, ai se bashku me dy këngëtarët simpatikë, Sefer Hazbi dhe Aziz Muço, kënduan këngën “Leshverdho”.

Colua ka qenë dhe këngëtari kryesor i sazeve në regjistrimet që TVSH ka bërë si në vitin 1982, 1983, 1988. Ka qenë gjithashtu pjesëtar i ansamblit popullor “Butrinti” në vitin 1989, ku dhanë shfaqje jashtë vendit, në Lefkadhe dhe në Korfuz.

Në vitin 1983, në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës ka kënduar me Telemak Papapanon dhe Gani Dokon këngën “Kumbullo, sumbull e kuqe” me tekst të Zaho Vasilit dhe muzikë të Myrteza Lekës.

Në vitet 1982 e më pas, në Delvinë janë organizuar 5 anketa muzikore ku pjesëtar ka qenë dhe Colua, ku është vlerësuar me çmime të ndryshme.

Kështu, në festivanin e tretë, me krijim të Luan Gjokës, Colua fitoi çmimin e parë, shoqëruar nga kompleksi i vajzave të NPA, të Gjimnazit dhe të Shkollës Bujqësore.

Në vitin 1988, sazet dhanë koncerte në sallën e Estradës së Tiranës, në Kombinat si dhe në Institutin e Kamzës, duke korrurr një sukses të padiskutueshëm.

Koncertin e fundit në Delvinë e dha në 24 maj 1995 dhe te nesërmen u largua për një jetë më të mirë në Greqi, duke hequr dorë përfundimisht dhe nga aktiviteti i tij artistik.

Sot Vilson Gaçi jeton familjarisht në Greqi. /sarandacity.al/

 

Tags: Nënkryesore
Previous Post

Dokumentari: Në Pecë, ç’të hash nga natyra! (pjesa e 6-të)

Next Post

Çështje shkence: pse shkuma(jo party) përmbyti një plazh grek? (pamje)

PorositWeb

PorositWeb

Related Posts

Saranda humb delvinjotin e shquar
Individualitet

Saranda humb delvinjotin e shquar

23 Shkurt, 2023
I diskutueshmi i madh: si u bë George Soros një miliarder?
Individualitet

I diskutueshmi i madh: si u bë George Soros një miliarder?

5 Janar, 2023
Dhjetë gjërat që duhet të dini për njeriun më të pasur në botë
Individualitet

Dhjetë gjërat që duhet të dini për njeriun më të pasur në botë

18 Dhjetor, 2022
Shuhet krenaria e Senicës, Ylli Çabiri
Individualitet

Shuhet krenaria e Senicës, Ylli Çabiri

12 Dhjetor, 2022
“Plaku matuf” i Dhivrit: njeriu që realisht do binin këmbanat për të!
Individualitet

“Plaku matuf” i Dhivrit: njeriu që realisht do binin këmbanat për të!

6 Janar, 2022
Bisedë me këtë Sir britanik në fushën e Vrinës
Individualitet

Bisedë me këtë Sir britanik në fushën e Vrinës

24 Dhjetor, 2021

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.