Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Cipëplasja e një kryebashkiaku që jepka dhe para me fajde: ç’u mungon të zgjedhurve tanë lokalë?

by PorositWeb
7 Korrik, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Nëse do kish qenë pak cipëplasur, Fatos Tushe, kreu i Bashkisë së Lushnjes, arrestuar një ditë më parë nga SPAK për një aferë tenderuese të një kanali kullues, nuk do ishte kthyer më në Bashki që kur ish-shoferi i tij i hodhi një granatë në zyrë, duke e plagosur.

Akti qe i rëndë, jo thjesht në terma humanë por dhe politikë. Për këtë të fundit, ai  duhet ta ndërpriste karrierën. Vijimi i saj me plagë, e theksojmë pra, kur të ka plagosur ish-shoferi, do të thotë që gjendrat morale te ty nuk kanë më asnjë ndjeshmëri. Ky është problemi i madh i atyre që drejtojnë qytetet në Shqipëri, shumica dominuese – ju mungon ajo fibra morale, ngase u mungon statura e të qënit personalitet publik, të provuar për moralin dhe rrezatimin e tyre qytetar, plus aftësive të veçanta që duhet të kenë në menaxhim. Të  tillë që, me kalimin e moshës mbahen dhe mbi shkop, në kuptimin fisnik të fjalës. Më së shumti, ato zgjidhen për parapalëqime të rëndomta me theks politik. Dhe ja rezultati: të plagos shoferi!

Më pas vijnë të tjerat: përfundon në burg për tendera dhe….sipas disa të dhënave të pasurisë së poseduar, rezulton që dhënka dhe para me fajde.

Kështu raportohet lidhur me të ardhurat e Tushes ndër vite, dalë prej gojës së tij në detyrimin ligjor për të treguar pasurinë.

“Thotë se i ka dhënë hua një personi 70 mijë euro me interes në vitin 2009. Në vitin 2010, deklaron rreth 11 mijë euro interesa nga dhënia e kësaj huaje.

Në vitin 2011, deklaron rreth 13 mijë euro interesa nga huaja, ndërsa në vitin 2012 rreth 3 mijë euro.

Pra, në tre vite nga dhënia e huas me interes e 70 mijë eruarve, ka fituar 27 mijë euro”, është ky detaji pra i raportuar për kryebashkiakun e Lushnjes.

Nuk nuk është thjesht teorike për ne si shoqëri shqiptare ajo wë fajdeja është ndër gjërat më të poshtra që mund të bëjë njeriu kur e ofron paranë me këtë mënyrë. Ja pra që ky element Sudeje paska qenë prezent në mendësinë e një njeriu që i është besuar menaxhimi i një qyteti.

Më shumë se trishtuese!

Dhe do mjaftonte vetëm kjo që ai të qe larg, shumë larg të qënit kryebashkiak. Pasi nëse s’e ke patur problem të ofrosh para me fajde, hiç problem s’e ke për çdo paudhësi tjetër.

Ja pra nga ku buronka mungesa e cipëlasjes kur pas ish-shoferi yt të ka plagosur me granatë, t’i kthehesh sërish në zyrë si të ishe duke luajtur një lojë luftash! /sarandacity.al/

Tags: Kryesore
Previous Post

Takimi i përlotshëm babë e bir: kush është gruaja nga Lagja 1 që rrëmbeu 12-vjeçarin bathoras

Next Post

Makthi i një 17-vjeçareje rumune në Greqi: si përfundoi në ferrin e një 57-vjecari shqiptar

PorositWeb

PorositWeb

Related Posts

Fjalët e para të Olti Çaçit për opinionin sarandiot
Politikë

Fjalët e para të Olti Çaçit për opinionin sarandiot

29 Mars, 2023
Deputetja Zhupa: Këta do fitojnë!
Politikë

Deputetja Zhupa: Këta do fitojnë!

28 Mars, 2023
Rikthehet Basha!
Politikë

Rikthehet Basha!

27 Mars, 2023
Përfundimtare: mjeku Gurma, jo më mbi pacientin Sarandë!
Politikë

Fjalët e znj. Qilimi pas jorikandidimit

26 Mars, 2023
Ky është Olti Çaçi i PS-së për Sarandën? Një reportazh në biznesin e tij në Golem
Politikë

Ky është Olti Çaçi i PS-së për Sarandën? Një reportazh në biznesin e tij në Golem

26 Mars, 2023
Partia s’e rikandidoi, mesazhi publik i kryebashkiakut Gurma
Politikë

Partia s’e rikandidoi, mesazhi publik i kryebashkiakut Gurma

26 Mars, 2023

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.