Numri 2 i qeverisë, njëherësh drejtues i ri politik i Qarkut Vlorë, Arben Ahmetaj sqaroi të vërtetën e përfoljes së një automjeti 270 mijë euro, një Bentley, blerë prej tij.
Ai publikoi dy foto, atë të një makine që në të vërtetë është një “Hyundai Genesis” me vlerë rreth 28 mijë dollarë dhe Bentley-it për të cilën e akuzuan se e ka blerë për 270 mijë euro, duke e shoqëruar me komentin:
“Kush e gjen dot ndryshimin mes një Hyundai Genesis 28 mijë dollarë dhe një Bentley 270 mijë euro? Ta kuptojnë zemrat e zjarrta që dhe njëherë tjetër shpërndanë një lajm qorr e thuthuq”, shkruan Ahmetaj në rrjetet sociale. /sarandacity.al/