Nuk ka zgjatur shumë vuajtja në qeli e 11 të arrestuarve pak ditë më parë, pasi u kapën për një ndërtim pa leje në Palasë.
Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka vendosur masën “detyrim paraqitje” për ata të cilët ishin punëtorë që u arrestuan për “ndërtim pa leje”.
Bëhet fjalë për shtetasit Flamur Begajn, Alvin Sinanin, Bilbil Zhimën, Murat Zhimën, Viktor Ballajn, Dule Tozajn, Leonard Tozaj, Altin Petoku, Oltion Halili, Renis Shahinaj dhe Elvis Selimja.
Kujtojmë se i pari, Flamur Begaj, 59 vjeç, është nga Ksamili.
Ndërkohë, në kërkim mbetet investitori shtetasi Vezir Gjikolaj si dhe vijon procedimi në gjendje të lirë për dy specialistët e IMT-së, Renato Hodaj dhe Erjon Zenelaj, si të implikuar në paligjshmëri. /sarandacity.al/