Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Delvina nderon të famshmin Usta Cike: kush ishte Qamil Musta, dikur ikona e Sazeve (video)

by PorositWeb
22 Prill, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Të mërkurën, në sallën e kinoteatrit të Delvines, Bashkia nderoi me titullin e lartë “Nderi i Qytetit” të shumënjohurin e sazeve, Usta Cikën.

Familjarë, por edhe miq, shokë dhe dashamirës të tij u mblodhën për të nderuar këtë ikonë të sazeve popullore të Delvines.

Ata shprehën impresionet e tyre për mjeshtrin e madh Qamil Musta.

Ishte kryetarja e Bashkisë Majlinda Qilimi ajo që ia dorëzoi titullin Usta Cikes

Mjaft emocionus ishte dedikimi i vajzës për babanë, por edhe vetë fjala e Usta Cikes, që falenderoi për këtë nder të madh që ju bë.

Për të pranishmit u dha një koncert i shkurtër artistik.

Po kush është Qamil Musta(Cika)?

Ai ka lindur në Delvinë në maj të vitit 1947.

U rrit nën tingujt e melodive të sazeve të degjuara delvinjote. Shumë shpejt do dashuronte instrumentin e bukur të klarinetës, e cila u bë njësh me të zotin, fizikisht dhe emocionalisht.

Jo vetëm në Delvinë, por edhe në Sarandë, Konispol, Gjirokastër e kudo, ai do të njihej si Usta Cika, sepse i tillë ishte.

Cika do të luante në klarinetë dhe në festivalet folklorike kombëtare të Gjirokastres, si dhe në ansamblin popullor “Butrinti” të  Sarandës. Ai gjithashtu do të bëhej baza e Sazeve të Delvinës.

Usta Cika është nderuar me çmime të ndryshme, si Laurat i Festivaleve Folklorike, Urdhërin “Naim Frasheri” i Klasit të II-të në v. 1983  dhe të Klasit të I-rë, në vitin 1988, “ Mirënjohje Qytetare” nga Këshilli Bashkiak Delvinë më 2008 dhe së fundi  “Qytetar Nderi” i Delvinës me 21 prill 2021. /sarandacity.al/

 

Tags: KryesorePerditshmeri
Previous Post

Paradoksi në “Air Albania” edhe te shëtitorja e re: ç’shkruhet mbi një stol të gurtë?

Next Post

Gati për votime: nis shpërndarja e materialeve zgjedhore qark më qark

PorositWeb

PorositWeb

Related Posts

Kështu po rilind “Kali i Trojës”
Kulturë

Kështu po rilind “Kali i Trojës”

28 Maj, 2023
Shuhet këngëtarja greke që u bë murgeshë
Kulturë

Shuhet këngëtarja greke që u bë murgeshë

14 Maj, 2023
Butrinti i amerikanëve, fitues japonezët
Kulturë

Margariti: Butrinti, jehonë në Japoni

3 Maj, 2023
Butrinti i amerikanëve, fitues japonezët
Kulturë

Butrinti i amerikanëve, fitues japonezët

26 Prill, 2023
Dita e Librit, dedikimi i cungët i Presidentit Begaj
Kulturë

Dita e Librit, dedikimi i cungët i Presidentit Begaj

23 Prill, 2023
Ndryshime në fokusin e Ditës Botërore të Trashëgimisë
Kulturë

Ndryshime në fokusin e Ditës Botërore të Trashëgimisë

18 Prill, 2023

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.