Kandidatja me nr 4 për Qarkun e Vlorës, për Partinë Socialiste, Anila Denaj, zhvilloi një takim me operatorët turistike ku diskutuan mbi problematikat dhe avantazhet që ka qyteti i Sarandës.
“Zgjodhëm anijen dhe detin, të zhvillonim një takim me përfaqësues të operatorëve turistikë, agjencive detare e hoteliere në Sarandë, për të folur për turizmin aty ku ai merr vlerë.
Me Ben Çipën, kryetarin e shoqatës dhe kryetarin e Bashkisë ndamë problematikat dhe aspektet e zhvillimit të sektorit, në prag të fillimit të sezonit dhe vizionin për ta bërë Sarandën një qytet me turizëm gjithëvjetor, ” shkruan Denaj në rrjetet e saj sociale.
“Do të jemi të kordinuar mes pushtetit lokal, Qeverisë dhe sipërmarrjeve turistike që të zgjidhim problematikat, para hapjes së sezonit turistik, tha Denaj, e cila si kandidate për deputete e kësaj zone, premtoi, se mbetet e angazhuar, dhe do të jetë në mbështetje të sipërmarrjes, me qëllim lehtësimin dhe promovimin e tyre edhe në mandatin e 3 të Partisë Socialiste”. /sarandacity.al/
591189 361305Spot lets start on this write-up, I seriously believe this wonderful web site requirements much much more consideration. Ill a lot more likely once again to read a great deal much more, numerous thanks that information. 581075
884195 791300Im so pleased to read this. This is the kind of manual that needs to be given and not the accidental misinformation thats at the other blogs. Appreciate your sharing this finest doc. 303868