Deputetja e Sarandës denoncoi një rast, sipas saj abuziviteti dhe padrejtësie nga ana e mazhorancës, në zhvillimet parlamentare.
“Kush ishte edhe kush mungoi ne komisione?!
Sipas procesverbaleve te kuvendit ishte mazhoranca dhe mungoi opozita. Ne rastin e komisionit tone te edukimit, fshehurazi, pas largimit tone hyn Petroja edhe ze karrigen e kryetarit dhe logohen online nga shtepite, nga hotelet, nga makinat. Ata ishin, ne munguam!
Opozita nuk do jete kurre nje buton qe i jepni ze edhe ja hiqni zerin me komande qendrore. Opozita ishte ne salle ne oren 10:00, ne mbajtem nje minute heshtje per nenkomisarin dhe qendruam edhe 15 min dhe askush nga mazhoranca nuk erdhi ne salle.
Deputetet e PD do jene aty per ti dhene ze qytetareve, problemeve, per te denoncuar cdo ligj korruptiv qe sillni, cdo marreveshje me oligarket, cdo koncension, cdo afere ne kurriz te taksapaguesve”, shkroi ajo mbi një zhvillim politik që po shoqëron nisjen e sezonit të ri parlamentar, plot fërkime mes palëve. /sarandacity.al/