Nis sot punë parlamenti i ri, që në fokus ka faktin se njeriu më historik i atyshëm, Berisha vjen si i përjashtuar nga grupi parlamentar demokrat, pas xanxës diplomatike amerikane si person “non grata”.
Ndërkohë, në rrafshin lokal, Saranda do ketë dy emra të rinj deputetësh – Anila Denaj dhe Niko Kuri.
Denaj, me origjinë labe, zëvëndëson Alket Hysenin, i cili morri mandat në 2017-ën, duke qenë katër vite deputet i zonës.
Ajo hyri në politikë si ministre ekonomie dhe financash, e emëruar pas protestave studentore në 2018-ës, ku Rama bëri një rifreskim të kabinetit.
Deri më tani gëzon opinioni e padiskutueshëm të një personi pa cene, profesionale apo morale. As nga opozita janë adresuar akuza ndaj saj për aq protagonizëm politik sa ka patur deri më tani.
Ka patur barrën e rëndë që të menaxhojë ekonominë dhe financat shqiptare në kohën e një krize pandemike.
Më tej është Niko Kuri, mjek i njohur i Sarandës, që për shumëkënd, nga fakti se është ndër mjekët me të mirë dhe më të kërkuar, nuk duhej të kalonte në politikë, pasi i jepte shoqërisë më shumë në profesionin e tij, në rolin e një bluze të bardhë.
Por vetë Kuri ka thënë se nuk do ndahet nga shërbimi ndaj njerëzve si mjek, ndërkohë që si deputet do ketë mundësi të bëjë dhe më shumë për komunitetin.
Të presim! /sarandacity.al/