Zbulohen detaje nga dosja hetimore e një grupi grabitësish shqiptaro-kosovar, të cilët u arrestuan në 9 korrik në Sarandë. Kosovarët Getoarb Mulliqi, Nderim Curri, Hile Memehaj, nën komandën e Vangjel Pellas nga Ksamili, kanë arritur të grabisin plot 50.000 euro.
Sipas dosjes hetimore, “Më datë 03.07.2021, rreth orës 10.00, Salla Operative e Komisariatit të Policisë Sarandë ka marrë një njoftim për vjedhjen e banesës që shtetasi L. Poka kishte marrë më qira nga shtetasi N. I, banesë kjo private 1 katëshe e gjendur në Lagjja nr. 1, Rruga “Panorama”, Ksamil, Bashkia Sarandë.
Me marrjen e këtij informacioni Oficeri i Policisë Gjyqësore në Komisariatin e Policisë Sarandë ka ngritur grupin hetimor duke këqyrur fillimisht banesën ku kishte ndodhur ngjarja në fjalë duke konstatuar se “vetrata e duroaluminit e cila shërben si derë dhe dritare e dhomës gjendet e hapur si dhe rrjeta e mizave gjendet e ngritur dhe e dalë nga vendi. Gjithashtu nga kqyrja e banesës në fjalë “pas përpunimit me pluhur alumini daktiloskopik në të gjithë sipërfaqet gjurmëmbajtëse nuk është përftuar asnjë gjurmë papilare e vlefshme për identifikim”.
Nga këqyrja e mëtejshme përreth vendodhjes së banesës në fjalë “në distancë prej rrreth 12 metra nga porta hyrëse e avllisë së banesës në faqen e malit që është me pemë (ullishte) është gjetur çanta e shtetasit L. Poka, të cilës i ishin hapur të gjithë zinxhirët dhe brenda saj është gjetur një zarf me ngjyrë të bardhë më mbishkrimin “edhe 100 vjeç Olen” si dhe është gjetur dhe një kopertinë fletoreje me ngjyrë jeshile me mbishkrimin “Colora” si dhe poshtë çantës është gjetur një portofol i vogël me ngjyrë të zezë dhe i mbyllur dhe brenda tij ndodheshin dokumentat e shtetasit L. Poka dhe shtetases A. Poka dhe dy karta banke të shtetasit K. Poka dhe L. Poka”.
Objektet në fjalë pasi u administruan me cilësinë e provës materiale u përcollën për ekzaminim daktiloskopik vlerësues ekspertim ky që do të kryhet pranë Insitutit të Policisë Shkencore Tiranë.
Në deklarimet e tij viktima e veprës penale shtetasi L. Poka pasi ka shpjeguar se “banesa që ka marrë me qira ka kamera” ka vënë në dispozicion të hetimit pamjet filmike të kopjuara në një USB të markës “ScanDisk” – 32gb. Nga pamjet filmike të regjistruara evidentohet se “rreth orës 01. 00 në verandën e banesës afrohen dy persona të cilët ishin të gjatë rreth 178cm me trup të rregullt dhe të veshur me rroba të zeza, në kokë të dy personat mbanin kapele dhe në fytyrë mbanin nga një maskë si ato të anti – “Covid-19” dhe duart i kishin të veshura me doreza dhe njëri nga personat mbante në dorë një copë druri të gjatë rreth 1 metër dhe me drurin filloi të ngrejë kamerat e banesës me qëllim për të prishur fushëpamjen e tyre”
Gjithashtu pasi ka shpjeguar se “ka kontrolluar zonën përreth ku mund të kenë kaluar autorët në një distancë prej afro 3 metra nga çanta ime që u gjet nga policia më datë 03.07.2021 kam gjetur dy kanaçe “Fanta Orange” me ngjyrë portokalli dhe me ngjyra blu jeshile dhe të bardhë” objekte për të cilat dyshon se mund të jenë lënë nga autorët. Viktima e veprës penale shtetasi L. Poka ka vënë në dispozicion të hetimit objektet në fjalë.
Këto objekte pikërisht 2 kanaçet “Fanta Orange” pasi u administruan me cilësinë e provës materiale u përcollën për ekzaminim daktiloskopik vlerësues dhe ekspertim biologjik ADN-je, ekspertime këto që do të kryhen pranë Insitutit të Policisë Shkencore Tiranë.
Në deklarimet e tij të datës 03.07.2021 viktima e veprës penale shtetasi L. Poka ka shpjeguar fillimisht se “në çantë unë kam pas dokumentat e mia dhe të familjes dhe një shumë prej 9’500 euro të cilat janë të bashkëshortes time dhe i ka pas të ardhurat e bizneseve që ajo menaxhon. Në çantë kam pas edhe një varëse floriri me një simbol gjeli të bashkëshortes”. Por në deklarimet e tij të datës 08.07.2021 viktima e veprës penale shtetasi L. Poka shpjegon “në lidhje me vjedhjen e banesës time më datë 03.07.2021 kam qënë në gjëndje të tronditur dhe emocionale dhe kisha harruar që në banesë mua më janë vjedhur dhe një shumë prej 50’000 euro të cilat ishin të mikut tim shtetasit G. Daci ku ky shtetas këto lekë ja ka dhënë bashkëshortes time shtetases A. Poka me qellim që bashkëshortja ime të bëntë disa pagesa në restorantin “Angels Garden” dhe për disa rregullime në plazhin e marrë me qera nga Bashkia Sarandë. Unë këto lekë i futa bashkë me lekët e tjerë por së bashku me bashkëshorten kemi qënë të tronditur nga kjo gjë dhe sa jemi detyruar që të ndërrojmë banesë dhe shumën e lekëve që ne i kishim marrë borxh shtetasit G. Dacit i kishim harruar dhe dje në darkë kur po bënim muhabet aty jam kujtuar që mua më është vjedhur dhe shuma e lekëve që ja kam marrë borxh këtij shtetasi”.
Në kuadër të dokumentimit të ngjarjes së ndodhur më datë 08.07.2021 janë marrë deklarimet e shtetasit kosovar Hile Memehaj i cili në cilësinë e personit që ka dijeni për ngjarjen e ndodhur ka deklaruar “jam njohur me shtetasin Vangjel Pella ku me këtë shtetas unë kam filluar të qaj hallet dhe kam ardhur nga Prizreni për të punuar dhe nuk e di si të bëj ndonjë lekë.
Shtetasi Vangjel Pella më ka thënë që “po u tregove i sinqertë dhe i besës me mua do të jap ndonjë punë për të bërë lekë. Vangjeli më tha që unë do mundohem të ndihmoj me çfarë kam por ti do qëndrosh korrekt me mua dhe nuk do ma nxjerrësh emrin nga policia”. Unë i jam përgjigjur Vangjelit dhe i jam betuar që “nuk do ta nxjerr emrin por ti vetëm më jep punë pasi unë jam hallexhi”.
Vangjeli më ka thënë që “futu te shtëpia e vëllait tim që është afër hotelit, banesa që është marrë me qera nga ai personi që ka makina të bukura pasi unë e njohe mirë personin që ka marrë me qera banesë e vllait tim ai ka shum lekë pasi ka biznese dhe merret me gjëra të pista”. I kam thënë Vangjelit që “po do futem por emrin tat nuk do e përmënd kurrë”. Ditën tjetër unë jam takuar përsëri me shtetasin Vangjel Pella po te i njëjti vend ku unë e kam takuar më parë Vangjelin para portës së hotelit të tij aty takoheshim pothuajse përditë dhe flisnim nga 10 minuta për mënyrën se si do futeshim për të vjedhur banesën që Vangjeli më kishte treguar dhe çdo ditë ai më thonte “a do hysh ti te banesa ta vjedhësh dhe unë i thoja që unë nuk hy në banesë por do sjell dy shokë nga Kosova”. Vangjeli më ka thënë “ok në rregull nuk ka problem dhe po mos të fushtesh ti mjafton që ne të marrim lekët”.
Në vijim të deklarimeve të tij shtetasi kosovar shpjegon “më datë 01.07.2021 në mëngjes unë kam fol me dy shokët e mij kosovar shtetasit Getoarb Mulliqi i datëlindjes 28.11.1995 dhe Nderim Hysen Curri i datëlindjes 28.12.1995. Këta persona unë i kam pas në shkollë në Gjakovë, të dy këtë jetojnë në Gjakovë ku i kam telefonuar me Ëhatsapp dhe i kam thënë “a doni me bër lekë dhe të dy shokët e mij më kanë thënë “po”. Unë u kam treguar të gjithë historinë që më ka thënë Vangjeli dhe shokët më kanë thënë që “ne jemi gati” dhe unë u kam thënë “ok nisuni tani nga Kosova dhe ju pres unë në Ksamil Sarandë” duke shpjeguar gjithashtu “më datë 01.07.2021 rreth orës 17:30 të dy shokët e mi kanë adhur në Sarandë ku i ka sjellë me makinë vëllai i Nderim Currit por ai ka qëndruar në Sarandë bashkë me makinën. Dy shokët e mij kanë ardhur në Ksamil me taksi dhe i kam çuar në një hotel te Valltarët në Ksamil.
Në vijim të deklarimeve të tij shtetasi kosovar shpjegon “unë isha në punë gjatë kësaj kohe por flisja me mesazhe në Ëhatsapp me Getoarb Mulliqi dhe pasi unë mbarova punë ku ora ka qënë rreth 23:00 të natës kam shkuar lartë për nga shpia dhe aty i kam thënë shokëve të mi që “hajdeni në këmbë deri në daljen e Ksamilit me drejtim për në Sarandë” dhe unë kam shkuar lartë për në banesën time. Pas afro 30 minuta unë jam kthyer përsëri ku kam shkuar të rruga që të merrja shokët e mij. Pasi kam shkuar të rruga aty unë i kam bërë me dritë telefoni shokeve të mij që ishin në xhade që ata të vinin nga isha unë pasi ata më panë unë jam kthyer në rugë dhe kam vazhduar për nga shpia që do vidhnim dhe aty pas meje në disatanc afro 10 metra po vinin dy shokët e mij të cilët ishin të veshur me pantallona të shkurtura ngjyrë të badhë dhe bluzë me krah të shkurtuar me ngjyrë të bardhë. Pasi ne shkuam të tre deri të hoteli i Vangjelit aty unë i kam treguar shpinë që bëhet fjalë për t’u vjedhur dhe pas afro 5 minutash dy shokët e mij ikën përsëri nga rruga që erdhën për të shkuar te hoteli” si dhe “dy shokët e mij nuk hynë atë natë për të vjedhur pasi mua më shkuajti në Ëhatsapp Vangjeli që “ka mysafir në shpi personi i banesës që ne do vjedhim. Unë pasi shokët e mij ikën unë kam shkuar në shpi ku kam qëndruar disa minuta dhe më pas rreth orës 00:30 të datës 02.07.2021 kam kaluar nga mali ku ishin ullinjët dhe kam shkuar të puna në restorant “Sunset”. Nga ora 01.00 të datës 02.07.2021 më ka shkruajtur në Ëhatsap Vangjeli dhe më ka thënë se ku je pasi unë po vi për në shpi dhe aty unë kam dalë nga puna dhe kam shkuar te rruga dhe në momentin që erdhi Vangjeli me motor ciklet unë kam hipur pas tij në motor dhe aty Vangjeli më ka thën përsëri që nuk do hym sot në banesë pasi ai ka mysafir. Mua më ka lënë para hotelit dhe më pas unë kam shkuar në shpi dhe Vangjeli i te hoteli i tij. Rreth orës 10:30 të datës 02.07.2021 unë jam takuar me Vangjelin dhe aty ai më ka thënë “a kanë ardhur shokët e tu për të par shpinë” dhe unë i kam thënë që “po erdhën mbrëmë dhe unë ja tregova”. Vangjeli më ka thënë “në rregull sot do hyni në banesë ta vidhni pasi nuk ka njerëz në shpi ai” dhe aty më ka thënë Vangjeli që “po na shkoj mirë kjo punë do bëjm dhe shumë punë të tjera bashkë”.
Në përfundim të deklarimeve të tij shtetasi kosovar thekson “rreth orës 01:30 të datës 03.07.2021 më ka shkruajtur Vangjeli në Ëhatsap dhe më ka thën që “u thuj shokevë të tu të vinë të futen në banesë pasi nuk ka njërëz”. Unë menjëher i kam shkruajtur shokëve të mij në Ëhatsap ku u kam thënë “hajdeni dhe hyni në banesë pasi nuk ka njëri”. Shokët erdhën dhe u futën në banesë dhe unë bëja roje nga shpia që unë rri me qera pasi banesa ku unë rri ka fushpamje nga shpia që shokët hynë për të vjedhur ndërsa Vangjeli rrinte te hoteli i tij dhe konkretisht rrinte te pishina e hotelit. Rreth orës 02:00 shokët e mij hynë në banesë për të bërë vjedhjen ku ishin veshur me rroba të bardha me doreza dhe maskë anti covid dhe kapele dhe në dorë mbanin një shkop për të ngritur kamerat. Pasi ata hynë nga dritarja dhe u futën në banesë dhe morën një çantë aty më pas dolën dhe aty ata kanë shkuar te hoteli i Vangjelit ku ai po i priste dhe më pas kanë shkuar në një dhomë në katin e dytë të hotelit të Vangjelit dhe kanë ndar lekët që kishin vjedhur gjithësej ishin 50’000 euro, një varse floriri dhe një palë çelsa makine “Range Rover. Pasi dy shokët e mi dhe Vangjeli kanë hyrë në dhomën e hotelit ata kanë ndarë lekët ku dy shokët e mij kanë marrë 20’000 euro, varsen e floririt dhe çelsat e makinës “Range Rover” ndërsa Vangjeli ka marrë 30’000 euro ku në këtë shumë 10’000 euro ishin të miat. Unë nuk isha fare kur janë ndarë lekët por cdo gjë ma thonte Vangjeli duke më shkruajtur në Ëhatsap” duke thekuar gjithashtu “pasi janë ndarë lekët shokët e mij kanë dalë nga hoteli dhe kanë hedhur çantën dhe dokumentat që ishin brënda saj në faqen e malit para banesës që është vjedhur dhe më pas ata i ka marrë Vangjeli me makinë dhe i ka çuar të hoteli ku po rrinin te valltarët” si dhe “më datë 03.07.2021 rreth orës 11:30 shokët e mij kanë shkuar në Sarandë dhe aty janë takuar me vllain e Nderimit i cili po i priste dhe më pas ata janë larguar të tre me automjet në drejtim të Kosovës” duke theksuar “deri në këtë moment nuk kam parë dhe asë kam marrë asnjë lekë nga kjo vjedhje pasi Vangjeli më tha së lekët i ke të unë të sigurta dhe kur të ikësh në Kosovë do t’i jap. Dua të them se unë i kam fshirë të gjitha bisedat që kam bërë me shtetasin Vangjel Pella në lidhje me vjedhjen e banesës dhe po ashtu dhe numrin e tij të telefonit po ashtu dhe bisedat që kam pas me shokët i kam fshirë dhe numrat e telefonit të tyre”.
Ndodhur në këtë rrethanë procedurale bazuar në nenin 37 të Kodit të Procedurës Penale deklarimet e mëtejshmë të shtetasit Hile Memehaj janë ndërprerë*** dhe në vijim ky shtetas në prani të mbrojtësit ligjor i pyetur si shtetas ndaj të cilit zhvillohen hetime ai ka dhënë të njëjtat deklarime duke konfirmuar deklarimet e sipërcituara. /sarandacity.al/