Një arrestim i padëgjuar deri më sot është ndërmarrë nga Komisariati i Sarandës.
Në pranga ka qenë një i ri, i cili, siç mund të merret me mend, ka rrahur hallën e tij.
Këtë lë të kuptuar raportimi zyrtar i Policisë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale ‘Dhuna në familje’, shtetasin K. J., 28 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj hallës së tij”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Deri më sot, te dhuna në familje janë të zakonshme rastet e asaj bashkëshortore, ose e fëmijëve ndaj prindërve. /tesheshi.com/