Në ditën e saj të parë si deputete, Ina Zhupa, me mandat të marrë në Sarandë, u përbetua se do e kryejë me dinjitet detyrën e e pëfaqësimit të votuesve të saj.
“Përgjegjësi dhe detyrim, përfaqësimi me dinjitet i qytetarëve shqiptar!
Zëri im në parlament do jetë zëri juaj, me vendosmërinë që së bashku ja shkurtojmë ditët këtij regjimi”, shkruan ajo, duke u shtuar pra këtoj përbetimi dhe rrëzimin e qeverisë.
Më herët ajo shkroi: “Ne kemi një dhe vetëm një detyrë, sallën e parlamentit dhe gjithçka jashtë kësaj salle, nga Vermoshi në Konispol ta kthejmë në një fushë-betejë me dhe për qytetarët shqiptarë deri në mposhtjen dhe largimin e këtij regjimi që ka marrë peng Shqipërinë!”
Ndërkohë, në ritin e rënie së tavolinës si rebelimin ndaj kundërshtarit, teksa znj. Lindita Nikolli po mbante fjalimin e saj kortezial pas zgjedhjes në krye të parlamentit, deputetja Zhupa u rreshtua krah atyre që i binin. Thënë kjo, pasi jo të gjithë deputetët e opozitës iu nënshtruan këtij riti. /sarandacity.al/