Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Ditëvdekja e Marko Boçarit: kush ishte suljoti i famshëm veç një luftëtari?

by PorositWeb
9 Gusht, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Arkivat Shqiptare kanë kujtuar sot ditëvdekjen e Marko Boçarit.

Po kush ishte heroi suljot i pavarësisë greke veç një luftëtari?

“Heronjve u kujtohet ditëlindja si fillim i veprës së tyre dhe datëvdekja si fillimi i lavdisë së tyre. Por ca heronjve lavdia u fillon që në gjallje. Të tillë mund të quajmë edhe Marko Boçarin, i cili lindi në Sul të Çamërisë më 1788 dhe ra në betejë më 9 gusht 1823. Ishte një nga djemtë e Kiço Boçarit, prijës i krahinës së Sulit.

Bashkë me familjen dhe gjithë suljotët u largua 1803 drejt Korfuzit, nën presionin e Ali Pashë Tepelenës, që kërkonte të kontrollonte gjithë zonën rreth Janinës.

Aty ai ishte pjesë aktive e Regjimentit Shqiptar (Regiment Albanais) të Ushtrisë Franceze.

Marko Boçari u shqua, veçanërisht, për kurajën dhe fitoret në beteja të ndryshme, fillimisht duke luftuar krahas ushtrisë osmane kundër Ali Pashës më 1820.

Më pas, me premtimin se suljotëve do t’u riktheheshin trojet e tyre amtare, u hodh krah Aliut kundër osmanëve.

Kulmin e aftësive të tij luftarake e tregoi me fillimin e kryengritjes greke kundër osmanëve, më 1821 e më pas, ku morën pjesë edhe mijra shqiptarë të tjerë nga të dyja anët e luftës. Ai luajti rol të rëndësishëm në rrethimin e parë të Mesolongjit, që ishte kthyer në simbol rezistence.

Më 9 gusht 1823, Boçari në krye të 350 suljotëve u hodh në sulm kundër trupave osmane. Suljotët u shkaktuan dëme të mëdha trupave osmane, por Boçari ra në betejë. Për të nderuar kujtimin e tij, e varrosën në Mesolongj. Varri iu shkatërrua, pas rënies së Mesolongjit, nga trupat osmane që pushtuan qytetin.

Marko Boçari ka një kontribut të veçantë edhe në fushën kulturore, duke na dhënë një prej teksteve më të vjetra në dialektin e shqiptarëve të Çamërisë, teksa sa ishte në Korfuz, hartoi dhe botoi fjalorin shqip-greqisht, ku shqipja i përkiste atij dialekti.

Emri dhe imazhi i tij, që kishin marrë famë që në gjallje, vijuan udhën e legjendës edhe pas vdekjes. Sjellin këtu një skicë të Marko Boçarit, nga Fototeka e AQSH, dhe një këngë folklorike mbledhur në Vuno të Himarës nga Kol Kamsi”, shkruan Arkiva Shqiptare. /sarandacity.al/

Tags: DikurPerditshmeri
Previous Post

Fotoja simbol e dramës greke nga zjarret

Next Post

Tarifat e reja: sa kushton të marrësh apo të lësh shtetësinë shqiptare

PorositWeb

PorositWeb

Related Posts

Turizmi, një thirrje që sot nuk ekziston…
Kujtesë

Turizmi, një thirrje që sot nuk ekziston…

23 Shtator, 2023
Historia tragjike e një familjeje të njohur në Shënvasi
Kujtesë

Historia tragjike e një familjeje të njohur në Shënvasi

10 Gusht, 2023
Saranda, me muzeun që s’e meriton!
Kulturë

Saranda, me muzeun që s’e meriton!

10 Gusht, 2023
Një festë folklorike në shëtitore: fantastike!
Kulturë

Një festë folklorike në shëtitore: fantastike!

31 Korrik, 2023
Kur Saranda jonë do kishte emër vajze
Kujtesë

Kur Saranda jonë do kishte emër vajze

30 Korrik, 2023
Josif Papagjoni shpalos vetëveten në shëtitore
Kulturë

Josif Papagjoni shpalos vetëveten në shëtitore

29 Korrik, 2023

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.