Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Dokumenti: Këshilli Kombëtar miraton datën, zgjedhjet për kryetarin në PD mbahen më 13 qershor

by PorositWeb
17 Maj, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

PD shkon në zgjedhje për kryetarin më 13 qershor. Këshilli Kombëtar ka miratuar propozimin e Kryesisë për datën e zgjedhjeve si dhe përbërjen e komisionit zgjedhor.

Mësohet se asnjë anëtar nuk votoi kundër datës 13 qershor që u propozua nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ndërsa mori miratimin e 238 anëtarëve.

Deri më tani kandidatë të shpallur për kryetar janë Lulzim Basha dhe Fatbardh Kadilli, teksa të tjerët do të kenë kohë nga 16 maji deri më 22 maj.

Më pas nis fushata brenda PD nga 24 maji deri më 11 qershor kurse më 13 qershor demokratët votojnë sipas parimit një anëtar- një votë për kryetarin.

Po ashtu me asnjë votë kundër është miratuar edhe Komisioni Zgjedhor në PD me kryetar Jemin Gjatën dhe anëtarë Albana Vokshi, Belind Këlliçi, Eno Bozdo, Mimoza Hasekiu, Albert Avduli dhe Gjokë Vuksani. Ndërkohë anëtar zëvendësues do të jetë Çlirim Gjata.

Gjate mbledhjeve të Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar ditën e sotme pati debate ku Basha u përball për herë të parë pas zgjedhjeve të 25 prillit me kritikët, Bujar Nishani, Fatbardh Kadilli apo Arben Ristanin që i kërkuan dorëheqjen e parevokueshme.

Nga ana tjetër Basha deklaroi para Këshillit Kombëtar se nëse zgjedhjet e 25 prillit konsiderohen të vjedhura atëhere beteja duhet të vijojë, por nëse pranohen si të rregullta nga demokratët, atëhere ai jepte dorëheqjen që sot. /sarandacity.al

Tags: Perditshmeri
Previous Post

Një ditë me aktivistin Adriatik Lapaj: si i shërben Sarandës e jo vetëm ky sarandiot

Next Post

Të fluturosh mbi ujë si Klodiana Kazazi: ç’risi ofron në Ksamil ky çift nga New York-u

PorositWeb

PorositWeb

Related Posts

Pavarësia ringroh dyshen e ftohur kryeministrore
Politikë

Pavarësia ringroh dyshen e ftohur kryeministrore

28 Nëntor, 2023
Beleri, përgjigja e Ramës për një bllokadë të mundshme greke
Politikë

Beleri, përgjigja e Ramës për një bllokadë të mundshme greke

25 Nëntor, 2023
Berishizmi i “vë zjarrin” Parlamentit
Politikë

Berishizmi i “vë zjarrin” Parlamentit

20 Nëntor, 2023
Dënimi i një kryebashkiaku nga drejtësia greke, paralelja socialiste me Belerin
Politikë

Dënimi i një kryebashkiaku nga drejtësia greke, paralelja socialiste me Belerin

13 Nëntor, 2023
Tjetër kryebashkiak socialist në telashe
Politikë

Tjetër kryebashkiak socialist në telashe

13 Nëntor, 2023
Rama përuron bustin e Kostandinos Mitsotakisit, mungon i Kyriakosi
Politikë

Rama përuron bustin e Kostandinos Mitsotakisit, mungon i Kyriakosi

27 Tetor, 2023

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.