Italia është shpallur kampione Europe në ndoshta prej finaleve më dramatike të kompeticionet e këtij lloji.
Anglia përballë saj nuk mundi sërish të ngrejë një trofe të madh pas 55 vitesh, siç ëndërronte, në Wembley-n e saj, si ahere kur u shpall kampione bote, pra në vitin 1966.
Ndërkohë, shpikësit e lojës më të bukur në botë, nuk kanë fituar asnjë Europian.
Pas një barazimi në kohën e rregullt dhe në shtesë 1-1, ishin penalltitë ato që përcaktuan fituesin.
Hero ishte Donaruma, porteri i përfaqësueses italiane, i cili priti dy sosh, ndërkohë që anglezët humbën tre të tilla në gjuajtje, ku njëra ishte me topin jashtë.
Kështu, Italia rrëmben një tjetër trofe të madh, atë europian, ndërkohë që triumfin e fundit e pati në Botërorin e 2006-ës.
Kjo finale gjithashtu, ishte dhe ndeshja e fundit në karrierë për dy emra të saj, dy mbrojtësit legjendarë, Bonucci dhe Chielini. Bonucci ndërkohë doli me dy gola nga kjo finale, pasi shënoi atë të barazimit, si dhe penalltinë.
Për Anglinë, e cila bëri një ndeshje të madhe, qe një mbrëmje lotësh.
Ky Europian që i pari në lloj me variantin e ndeshjeve në disa kryeqytete. Ndërkohë, ishte një event që mbante logon 2020, ndërkohë që u zhvillua në 2021. Kjo pasi u shty me një vit për arsye pandemike. /sarandacity.al/