Florenc Llanaj, ish-n/drejtorit i spitalit të Sarandës, do vuajë 10 vjet burg nën akuzën e trafikut të drogës.
Vendimi për të e të tjerë të një grupi të arrestuar pak kohë më parë, u dha nga Gjykata e Posaçme.
Bëhet fjalë për të të pandehurit Petrit Nanaj, Keidi Sadushi, Armando Zholi, Florenc Llanaj, Kujtim Zmalaj, Adrian Xhibro, Edvin Xhibro, Mikel Jorgji, Odise Ymeri,të cilët do ta kryejnë dënimin në një Institucion të Sigurisë së Lartë.
Ndërsa të pandehurit e tjerë, siç raporton TCH, Sara Hatia, Jonida Jorgji, Ervin Hysaj, Trimosh Leskaj, Elton Llanaj, Artan Hoxha, Donaldo Nela, dhe Andrea Caca, ta kryejnë dënimin në një Institucion të Sigurisë së Zakonshme.
Sipas hetimeve të SPAK, të arrestuarit janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, i dedikuar kryesisht në drejtim të trafikimit të narkotikëve nga Shqipëria në drejtim të Greqisë.
Lënda narkotike e llojit “Cannabis Sativa”, trafikohej nga Saranda, përmes kufirit të gjelbërt për në territorin e shtetit grek. Më pas në pjesën greke, transportues të ndryshëm dërgonin lëndën narkotike në drejtim të qyteteve të ndryshme të Greqisë.
Operacioni u zhvillua në 2019, mes të cilëve ra në pranga edhe i konsideruari si koka e grupi. Kejdi Sadushi, një i sapoliruar nga burgu në Greqi, i rikthyer në Korçë për të riaktivizuar grupin e kanabisit.
Dhe me të, veç Florenc Llanajt, ishte implikuar dhe futbollisti i Delvinës Adrian Xhibro, me të cilët mbante kontakt kreu i bandës njohur me nofkën “Kosta”.
Ja dënimet përkatëse:
Petrit Nanaj, me 10 vite burg.
Kejdi Sadushi, me 11 vite burg.
Armando Zholi, me 10 vite burg.
Florenc Llanaj, me 10 vite burg.
Kujtim Zmalaj, me 10 vite burg.
Adrian Xhibro, me 10 vjet burg.
Edvin Xhibro me 10 vite burg.
Mikel Jorgji, me 10 vite burg.
Jonida Jorgji, me 6 vite e 8 muaj burg.
Sara Hatia, me 6 vite e 8 muaj burg.
Odise Ymeri, me 8 vite burg.
Ervin Hysaj, me 6 vite e 8 tetë burg.
Trimosh Leskaj, me 6 vite e 8 tetë muaj burg.
Elton Llanaj, me 6 vite e 8 muaj burg.
Artan Hoxha, me 6 vite e 8 muaj burg.
Donaldo Nela, me 6 vite e 8 muaj burg.
Andrea Caca, me 6 vite e 8 muaj burg. /sarandacity.al/