Gjykata e Sarandës ka lënë brenda 4 ditëve 7 shtetas në burg. Kështu, është vendosur masa e sigurisë “Arrest në burg” për
Ergys Tarkon, 28-vjeç, të cilit ju gjetën në banesë 16 doza që përmbanin 33 gram “cannabis sativa”.
Geart Çoçka, 33-vjeç dhe Erjon Prifti, 31-vjeç, janë lënë në masën “Arrest ne burg” nga Gjykata, pasi disa ditë më parë u kapën në total me 192.7 gram “cannabis sativa”.
Në “Arrest në burg” është lënë edhe H. M. nga fshati Janjar, Konispol, i akuzuar për “Dhunë në familje”, konkretisht ndaj babait të tij.
Gjykata e Sarandës ka vendosur “Arrest ne burg” me afat 1 muaj për O. H, 16-vjecë, i cili plagosi me thikë në kofshë e vithe bashkëmoshatarin e tij B.A.
“Arrest në burg” Gjykata e Sarandës ka vendosur edhe për Edmond A., i cili akuzohet se ka dhunuar nënën e tij, pasi kjo e fundit i kishte thënë se nuk mund të pranonte një pushues kosovar në banesën që japin me qera, pasi kjo e fundit ishte e parregulluar.
Aleksandër Dauti do të qëndrojë në masen e sigurisë “Arrest me burg” për 45 ditë deri sa të përcaktohet shkalla e dëmtimit tek biznesmeni Pëllumb Sejdi, të cilin ai e plagosi me sende të forta. Dauti u mbrojt para Gjykates duke thënë se e kishte qëlluar biznesmenin pasi ai e kishte sharë nga familja. /sarandacity.al/