Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

DW: Turistët ballkanas (ose nga Serbia) “shpëtojnë” turizmin në Shqipëri

by PorositWeb
17 Gusht, 2021
Share on FacebookShare on Twitter
Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Turistët ballkanas ishin “shpëtimi” i operatorëve turistikë në Shqipëri, që prej dy vitesh përballen me vështirësi të mëdha. Listën e kryesojnë turistët nga Kosova të ndjekur nga ata nga Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Aid Mehmedovië nga qyteza Tutin pranë Nozi Pazar në Serbi, pushimet e këtij viti vendosi t’i kalojë në bregdetin e Durrësit. Me bashkëshorten dhe dy fëmijët e vegjël, ata kaluan 10 ditë në një hotel pranë “Shkëmbit të Kavajës”, në Golem.

“Vëllai im ishte këtu vitin e kaluar dhe këtë vit. Ai ma rekomandoi këtë vend. Njerëzit këtu janë mikpritës, çmimet nuk janë të larta dhe plazhi është shumë afër hotelit. E vetmja gjë problematike janë kandilët e detit, asgjë tjetër” – thotë ai për Deutsche Welle.

Por vëllai duket se nuk ka qenë i vetmi që i ka rekomanduar këtë vend pushimi. “Mund të them se nga Tutini vetëm këto dy muaj këtu kanë ardhur më shumë se 20 familje. Të gjithë ata më kanë folur shumë mirë. Askush nuk ka mbetur i zhgënjyer”.

Gjatë viteve të shkuara, familja Mehmedovic kishte si destinacion Ulqinin e Malit të Zi. Pandemia, mbyllja e kufijve dhe pamundësia për të udhëtuar në shumë shtete evropiane, bëri që turistët serbë të nisnin eksplorimin nëpër Ballkan. Atyre duket se nuk u intereson dhe aq politika e udhëheqësve apo lajmet që përcillen në media. “Ne jetojmë afër Shqipërisë, afër Kosovës. Jemi të ngjashëm dhe s’kemi paragjykime. Mbase ne morën më shumë seç prisnim nga Durrësi dhe Shqipëria, prandaj mendoj se kjo është për t’u vlerësuar”, thotë Aid Mehmedoviç.

Rajoni “shpëtoi” turizmin vendas

Turistët ballkanas ishin “shpëtimi” i operatorëve turistikë, të cilët prej dy vitesh përballen me vështirësi të mëdha. Një prej tyre është Ilir Kapllani, sipërmarrës prej më shumë se 20 vitesh. Në eksperincën e tij të gjatë në hoteleri – turizëm, ai thotë se 2020 ishte mbase viti më i vështirë, ndërsa ky vit ka disa shenja përmirësimi.

“Ka filluar që vjet në kohën e pandemisë kur ranë turistët e tjerë. Polakë nuk erdhën, italianët nuk erdhën dhe na erdhi shumë mirë që pamë turistë serbë. Kishim vite pa i menduar dhe pa i parë. Për ne është shumë mirë, se ne jemi komshinj. E ka vendosur Zoti për të qenë komshinj me njëri-tjetrin. Unë dua që të shkojmë mirë. Unë e kam biznes, nuk bëj politikë. Unë jap atë që di të bëj unë. Ne kemi tri gjërat nga më të mrekullueshmet që ka Ballkani: kemi diell, kemi rërë, kemi det. Kemi dhe respekt. Ne duam të japim respekt, të na japin dhe ata respekt dhe çdo gjë funksionon”, shprehet Kapllani për DW.

Turistët nga Kosova vijojnë të kryesojnë listën e turistëve të rajonit. Referuar të dhënave të bëra publike nga Instituti i Statistikave, INSTAT, vetëm gjatë muajit qershor 2021 u regjistruan rreth 335 mijë shqiptarë të Kosovës që erdhën të pushojnë pranë bregdetit shqiptar. Vendin e dytë e mbajnë pushuesit e Maqedonisë së Veriut, të pasuar nga turistët serbë. /DW/

Tags: Kryesore
Previous Post

Pikëpyetja e madhe pas rikonstruksionit të “Hasan Tahsinit”: po ky degradim?

Next Post

“Copëza jete në shkretëtirë”: kur shkruhej për dy personazhe, një në Sarandë e një në Delvinë

PorositWeb

Related Posts

I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat
Sociale

I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat

23 Shtator, 2024
Gerti Bogdanin e qan dhe PS-ja: kush ishte demokrati me jetë të prerë në mes?
Kryesore

Gerti Bogdanin e qan dhe PS-ja: kush ishte demokrati me jetë të prerë në mes?

18 Shtator, 2024
Vdekja merr papritmas Gerdi Bogdanin
Sociale

Vdekja merr papritmas Gerdi Bogdanin

18 Shtator, 2024
Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?
Sociale

Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?

18 Shtator, 2024
“Tajlanda shqiptare” me muzikën në kupë…(!)
TË FUNDIT

“Tajlanda shqiptare” me muzikën në kupë…(!)

8 Gusht, 2024
Bloomberg: Planet e mëdha të Jared Kushnerit në Ballkan
TË FUNDIT

Bloomberg: Planet e mëdha të Jared Kushnerit në Ballkan

8 Gusht, 2024

Comments 2

  1. Mostbet says:
    1 javë ago

    652652 721614Thanks for one more informative post. Exactly where else could anyone get that kind of information in such a effortless to comprehend way of presentation. 750712

  2. 해외선물솔루션 says:
    3 ditë ago

    769799 742246Thank you for writing this tremendous top quality write-up. The information in this material confirms my point of view and you really laid it out well. I could never have written an post this good. 396738

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.