Arrestimet më të fundit nga Policia e Sarandës i përkasin një adoleshenti të implikuar me kanabis, si dhe një personi pa patentë në timon.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin M. A., 19 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar, iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sattiva.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë, arrestuan në flagrancë shtetasin I. S., 42 vjeç, banues në Sarandë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi”, thuhet në njoftimin policor. /sarandacity.al/