Një sasi prej 192 kg kanabis u sekuestrua prej deparatamentit të anti drogës së Igumenicës në afërsi të kufirit shqiptaro-grek.
Sipas policisë së vendit fqinj, lënda narkotike ishte paketuar në 5 çanta të mëdha dhe ishte mbuluar me shkurre në një zonë pranë detit.
Policia mendon se ajo është transportuar nga zona e Ksamilit ose e Butrintit me skaf në vendin që u gjet prej agjentëve.
Deri tani nuk është arrestuar asnjë prej trafikantëve, por policia beson se ajo i përket trafikantëve nga zonat kufitare me Greqinë.
Autoritet pohuan se kishin informacion se një sasi e madhe droge do të transportohej drejt Athinës nga zona e fushës se Kestrinës në Igumenicë, dhe po monitoronte, zonën por nuk mundi të arrestojë asnjë prej transportuesve të lëndës narkotike.
Besohet se trafikantët janë arratisur drejt Shqipërisë. /sarandacity.al/