Prurjet e lumit të Kalasës janë fryrë sërish, duke dalë nga shtrati. Vërshimi i rrjedhës si pasojë e shirave të vrullshëm që vijojnë pandërprerë, pa pushuar që nga mesnata, ka ofruar pamjet e zakonshme në Gajdar, ku ujrat kanë përmbytur tokat përreth brigjeve.
Gjithsesi, nuk bëhet fjalë për rrezikim banesash, pra jetësh njerëzore.
Dy vila që ndodhen afër rrjedhës, kanë një argjinaturë që deri më tani i ka mbrojtur nga kërcënimi i mundshëm i ujit.
Një e tillë situatë ndodh gati njëherë në vit me Kalasën. /sarandacity.al/