Në media u publikua një tjetër foto e së kaluarës komuniste të ende liderit të PD-së, edhe pse jo zyrtarisht, Sali Berisha. Ai shfaqet në shtëpinë e ish-diktatorit, teksa ky i fundit pret disa figura të kohës.
Kjo është e disata foto e Berishës pranë familjes së Hoxhës, si dhe me ish-figura të regjimit komunist, të cilat konvergojnë me faktin e të qënit të tij anëtar i PPSH-së për afro gjysmëshekulli.
Siç dihet, ai e la teserën e Partisë së Punës në shenjat e para të rënies së regjimit, për t’u konvertuar më pas, siç thuhet “brenda natës”, në demokrat. Më shumë akoma, në lider, si kryetar i PD-së së sapothemeluar.
Ishte pikërisht kjo arsyeja e shkëputjes së Ramës atë kohë nga PD, me arsyetimin se një komunist nuk mund të merrte drejtimin e partisë së parë opozitare anti-komuniste.
Rama atë kohë qe një prej figurave kryesore me protagonizëm të fuqishëm anti-regjimi, deri në pikën sa konsiderohej anarkist nga linja zyrtare e PD-së, nga vetë Berisha madje, për thirrjet e ashpra kundër regjimit në rënie, si dhe kastës komunsite që kishte udhëhequr Shqipërinë për dekada.
Berisha s’i ka mohuar kurrë fotot në mënyrë të qartë. Ai ka bërë ironi me to, vetëm njëherë, pa dhënë të kuptuar se nuk janë të vërteta. Nga ana tjetër, Nexhmije Hoxha, në kujtimet e saj, e konfirmon si të vërtetë afrimin e Berishës me familjen e tyre, pra asaj dhe Enverit. /sarandacity.al/