Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

E rrallë në politikën shqiptare: një zë opozitar vlerëson projektet e qeverisë

by PorositWeb
5 Gusht, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Një zë nga opozita, jo ajo klasike zyrtare, kritik i ashpër me qeverinë por me të tjera terma, ka vlerësuar një projekt të kësaj të fundit, atë që mund të çojë një ditë në realizimin këtu të një gare të Formula Uno-s.

Pas promovimit të kësaj nisme një ditë më më parë nga Blendi Gonxhe, ish-këshilltari ekonomik i Bashës, Dritan Shano, shkruan:

 “Automotoparku i Elbasanit

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Diskuri publik i Korrik-Gushtit 2021 po dominohet nga fatkeqësitë e vjetra dhe të reja, njerëzore dhe natyrore. Krejt padashur sot në mëngjes lexova një lajm që del krejt përtej tyre dhe projektohet në të ardhmen.

Sot në mëngjes lexova për Automotoparkun shqiptar, që po projektohet për t’u ndërtuar në Elbasan, nga DPSHTRR nën kujdesin, bashkëpunimin dhe kontributin e drejpërdrejtë të FIA, e udhëhequr nga Presidenti aktual z.Jean Todt.

Për mua është një lajm fantastik, që duhet të na gëzojë të gjithë. Zhvillimi ekonomik dhe social, sidomos për të rinjtë shqiptarë, që vjen nga realizmi i Automotoparkut është i paçmuar.

Kur them të rinjtë nuk e kam vetëm për ata që i “ngrahin “makinës; përkundrazi ata janë të fundit. Kam parasysh inxhinierët elektronik, mekanik etj.

Jam i sigurt që konkurrenca rajonale për të arritur vendosjen e një strukture të tillë shumë-përdorimshme ka qenë e fortë. Kjo e bën Automotoparkun shqiptar një vepër të një rëndësie strategjike kombëtare, në garantimin e flukseve drejt Shqipërisë dhe influencës së saj në rajon. Pos kësaj Shqipëria kthehet në një destinacion botëror për një lloj aktiviteti, i cili mund të zhvillohet nën logon e FIA vetëm me standartet më të larta të operimit, sigurisë, shërbimit. Efektet urbanizuese dhe emancipuese thuasje do preken me dorë. Kush të rrojë do i shikojë.

Për këto arsye, Automotoparkun e quaj një punë fantastike, e cila do i shtrijë efektet e saj, jo vetëm ekonomike, por edhe edukuese, në afatgjatë; edhe kur këta tipat që kemi inat sot të jenë larguar nga politika apo nga jeta jonë.

Shpresoj që administra jonë – Qeveri, Parlament, Bashki – të mos zbythet dhe t’i lërë gjerat në mes, por të bëjë çdo gjë që duhet për të maksimizuar momentumin e arritur me interesimin dhe dëshirën për kontribut të FIAs. Përgëzime për këdo që ka qenë i përfshirë në këtë punë deri tani, dhe për këdo që do kontribuojë deri në realizimin e saj.

Gjithnjë do ketë njerëz që do nxjerrin bishta. Gjithnjë do artikulohet një hall që duhej zgjidhur më përpara. Mund të kenë edhe të drejtë. Por, no pain, no gain. Ndaj, unë mbetem enthuziast për këtë projekt modernizimi kulturor më shumë se çdo gjë tjetër, dhe shpresoj të mos zhgënjehem.

A është Automotoparku shpëtimi i Shqipërisë? Jo! Arsimi është shpëtimi i Shqipërisë.

Por vepra të tilla janë nga ato që unë i përkufizoj si “masterpieces” të ekonomisë, diplomacisë dhe kulturës së një vendi.

 (ps. nuk kam marrë asnjë lek për këto rreshta. mendoj se berri varet për këmbësh të veta. thjesht kam arritur në pikën që më vjen për të vjellë nga era e llogoreve, dhe dua t’i quaj mollet mollë dhe dardhat dardha. E mira duhet mbështetur.).

Ky është ndër të rrallat raste në Shqipëri ku zëra opozitarë mbështesin nismat apo projektet e kundërshtarit politik në qeverisje. /sarandacity.al/

 

Tags: Perditshmeri
Previous Post

Qeveria te “Petro Nako”: E reja që sjell shtatori në spitalin e Sarandës

Next Post

Zjarret në Gjirokastër, autoritetet kërkojnë zjarrvënësin

PorositWeb

Related Posts

Vatikani bektashi, pohuar me gojën e tij
Kryesore

Vatikani bektashi, pohuar me gojën e tij

23 Shtator, 2024
Reagimi i parë i Ramës pas rimarrjes së Himarës
Politikë

Reagimi i parë i Ramës pas rimarrjes së Himarës

5 Gusht, 2024
Tavo dropulliti, kryebashkiak i ri i Himarës
Kryesore

Tavo dropulliti, kryebashkiak i ri i Himarës

5 Gusht, 2024
Pse njeriu i OMONIA-s shmang një pyetje nga “servili” i qeverisë?!
Politikë

Pse njeriu i OMONIA-s shmang një pyetje nga “servili” i qeverisë?!

31 Korrik, 2024
Rama befason me ndryshimet në qeveri: Rendi, te një emër i ri
Politikë

Rama befason me ndryshimet në qeveri: Rendi, te një emër i ri

29 Korrik, 2024
Rama, dhjetë vjet vonesë për atë që duhej të ishte e para në qeverisjen e tij
Politikë

Rama, dhjetë vjet vonesë për atë që duhej të ishte e para në qeverisjen e tij

22 Korrik, 2024

Comments 2

  1. Afrikaanse oorbellen says:
    3 muaj ago

    951917 181984I generally cant uncover it in me to care enough to leaves a comment for articles on the internet but this was really pretty excellent, thanks and maintain it up, Ill check back once more 132606

  2. buy gym equipment says:
    1 muaj ago

    665281 11022I adore your wordpress internet template, wherever would you download it from? 834564

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.