Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

E vendos Komiteti COVID, por s’e do qeveria: a do hiqet ora policore në sezon?

by PorositWeb
22 Qershor, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Ornela Çuçi, zv.ministre e Turizmit dhe Mjedisit, duke iu përgjigjur kërkesës së Unionit Turistik Shqiptar për të zbutur kufizimet anti-COVID, thotë se kjo është një çështje që i takon Komitetit Teknik të Ekspertëve.

Por ajo, duke folur pëer Euronews Albania, tha se Ministria e Turizmit ka bërë kërkesë për lehtësimin e masave dhe pritet që Komiteti Teknik të mblidhet së shpejti për këtë arsye.

“Kërkesa e Unionit ka të bëjë me dy çështje, orën policore sepse ardhja e avionëve është pas orës 23:00 edhe pse ka lehtësime dhe për çështjen e lejimit të muzikës.

Specifikojmë se vazhdojmë të jemi në kushtet e pandemisë dhe çdo vendim i marrë dhe i propozuar nga Ministria e Shëndetësisë apo Ministria e Turizmit vazhdon të jetë përgjegjësi e Komitetit të Ekspertëve.

Komiteti i Ekspertëve do të rishikojë këtë kërkesë nga Ministria e Turizmit për të parë se çfarë mund të bëhet me ndryshimin e këtyre orareve”, tha znj. Çuçi.

Nga ana tjetër, ajo tha se agjencitë turistike kanë si shqetësim kryesor garantimin e shëndetit për udhëtarët dhe Shqipëria është e favorizuar nga numri i ulët i infektimeve. Gjithashtu një tjetër pikë të favorshme për Shqipërinë, znj. Çuçi përmendi qëndrueshmërinë e protokollit të masave gjatë sezonit duke mos krijuar konfuzion.

Por, pavarësisht kësaj, zv.ministrja e Turizmit tha se vihet re një rënie e numrit të turistëve nga vendet skandinave për shkak të frikës së qytetarëve për të udhëtuar. Ajo përmendi edhe një faktor negativ masat që vendet e huaja kanë si karantinimi i detyrueshëm që frenon udhëtimet, raporton Euronews Albania. /sarandacity.al/

Tags: KryesorePerditshmeri
Previous Post

Furtunë në kadastra: një paralajmërim e një ftesë dhe për Sarandën

Next Post

Sali Hasa, pas prangave vjen shkarkimi unanim

PorositWeb

PorositWeb

Related Posts

Një vdekje e kobshme në familjen e Vangjel Tavos
Sociale

Një vdekje e kobshme në familjen e Vangjel Tavos

29 Nëntor, 2023
Një krizë greko-britanike për këto skulptura antike
Sociale

Një krizë greko-britanike për këto skulptura antike

29 Nëntor, 2023
S’donte të kthehej i gjallë në Shqipëri, vdes në Angli
Sociale

S’donte të kthehej i gjallë në Shqipëri, vdes në Angli

19 Nëntor, 2023
Greqia, nën pushtetin e dhunës te të miturit
Sociale

Greqia, nën pushtetin e dhunës te të miturit

14 Nëntor, 2023
Një kthesë revolucionare në mjekësi: a po afrohet vaksina kundër kancerit?
Sociale

Një kthesë revolucionare në mjekësi: a po afrohet vaksina kundër kancerit?

10 Nëntor, 2023
Seanca e parë në gjykatë Bido-Beleri, s’ka pajtim
Sociale

Seanca e parë në gjykatë Bido-Beleri, s’ka pajtim

9 Nëntor, 2023

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.