Policia e Shtetit bën me dije arrestimin e parë në Ksamil në kuadër të operacionit “Bregdeti Ynë”
“Kryente ndërtime pa leje, vihet në pranga pronari i truallit”, thuhet në njoftimin zyrtar, ku më pas vijnë detajet.
“Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, veçanërisht brenda vijës së verdhë në zonat urbane, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë gjatë kontrollit të territorit në Ksamil, kanë konstatuar se brenda vijës së verdhë po kryhej një ndërtim pa leje.
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale ‘Ndërtimi i paligjshëm’, i shtetasit L. M. (Lefter Marku), 52 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u konstatua në lagjen Nr. 2, Ksamil, duke ndërtuar një objekt shtesë në një objekt ekzistues në truallin në pronësi të tij, i papajisur me leje ndërtimi nga autoritetet kompentente.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale ‘Ndërtimi i paligjshëm’”.
Pra, në kulmin e një operacioni prishjes, i arrestuari ka zgjedhur të ndërtojë sfidurshëm pa leje. /sarandacity.al/
655568 579529This Los angeles Weight Loss diet happens to be an low and flexible going on a diet application meant for generally trying to drop the weight as properly within the have a much healthier lifetime. lose weight 419567
844995 475892Jane wanted to know though your girl could certain, the cost I just informed her she had to hang about until the young woman seemed to be to old enough. But the truth is, in which does not get your girlfriend to counteract employing picking out her really own incorrect body art terribly your lady are typically like me. Citty design 110708
243230 151537As soon as I discovered this internet internet site I went on reddit to share some of the enjoy with them. 46687