Gogo Kolagji, një figurë tradicionale e PD-së në Sarandë, si dhe e jetës institucionale të qytetit, ishte ndër ata që morri duartrokitje në takimin me dyshen Harxhi – Nishani me strukturat demokrate lokale mbrëmjen e së mërkurës.
Takimi qe në kuadër të fushatës për kreun e partisë, ku znj. Harxhi synon pasimin e Bashës në një garë që do të vendoset më 13 qershor.
Kolaqi u ngrit e kritikoi PD-në e sotme për mungesë shifrash në ballafaqime politike, pasi sipas tij i ka mbetur gjuha te fjala “korrupsion”.
Si ish-ekonomist, ai tha se PD-së i mungonin sot referencat shifrore në analiza opozitare, si dhe fakti i mungesës së teknokratëve në protagonizmin politik.
Duke vlerësuar PD-në e para shumë viteve, ai veçoi rezultatet e saj në vitet 2000 e sipër, ku u ndal te zgjedhjet e 2001. Ai kujtoi se PD po mundte Gramoz Ruçin në Ksamil, për të cilin duhet të ndërhynte Fatos Nano.
Madje sipas z. Kolagji, ata ishin tërhequr nga fitorja e Ksamilit, pasi mund te kishte incidente me natyrë politike, të provokuara nga pushteti i socialistëve.
Ndaj, në finale, ai kërkoi që PD duhet të reformohet që të rifitojë potencën e humbur politike të viteve më parë. /sarandacity.al/