Në monumentin e natyrës Syri i Kaltër kanë mbërritur turistët e parë për këtë vit, nga vende të ndryshme të botës. Emocioni me të cilin ata përballen, ndërthuret me zhgënjimin, kur u duhet të përshkojnë 2 kilometra rrugë krejtësisht e amortizuar për të mbërritur. Ka edhe prej atyre që nuk mbërrijnë dot, pasi makina u prishet në rrugë, shkruan kështu Euronews Albania.
“Është një vend i mrekullueshëm. Ngjyra e ujit është shumë e bukur, me të vërtetë jemi kënaqur shumë. Gjithë Shqipëria na ka pëlqyer jashtëzakonisht shumë. Rruga është problem. Unë makinën time e lashë larg dhe erdha me këmbë. Mendoj se po të ketë rrugë të mirë do të jetë më e lehtë për të ardhur deri këtu”, tha Bernard Shemer nga Gjermania.
“Është vend shume i bukur. Natyrë dhe vend tërheqës. Është e vështirë të arrish deri këtu. Shumë e vështirë edhe për makinën time.Vonuam deri në 20 minuta”, deklaron Frank Linsen nga Danimarka.
“Mendoj se ata që vijnë natën këtu duhet të kenë kujdes, të jenë të sigurt. Kur te jenë tek kjo pjesa këtu, të kenë kujdes natën, mund te jetë një ushtrim i vështirë”, tha Will Harin nga SHBA.
“Mendoj se çdo infrastrukturë është e mirëpritur. Mendoj se duhet përmirësuar shërbimi i transportit. Rrugë më të mira, transport më i mirë. Pavarësisht kësaj është çdo gjë perfekt”, tha Neis Pitersen nga SHBA.
Veç vizitorëve të huaj nuk mungojnë edhe turistët shqiptarë. Mungesa e rrugës për ta është një pengesë serioze. Sipas tyre, mungon sinjalistika turistike, shërbimet dhe nuk ka asnjë shërim për turistët.
“Duhet të vënë dorë të pastrohet. Njerëzit kanë ardhur dhe i kanë lënë veturat atje poshtë. S`po them ta bëjnë me asfalt por të mbushin gropat. Është gjynah nga Zoti. Unë kam shkuar në shumë vende të Europës por kjo është perlë se gjen dot”, shprehet një banor vendas.
Ndërkohë mësohet se qeveria shqiptare dhe Fondi shqiptar i Zhvillimit do të fillojnë një investim në këtë zonë. Tashmë investimi është tenderuar dhe pritet fillimi i punimeve për rrugën hyrëse dhe sistemimin e parkimit në brendësi të parkut, përfundon raportin e saj Euronews Albania. /sarandacity.al/
653322 586946Some truly quality weblog posts on this web site , saved to my bookmarks . 291727
450307 37899This internet site is my breathing in, really good layout and perfect content material . 671768
719174 582966extremely good publish, i definitely enjoy this web web site, carry on it 788187
294816 688522Last month, when i visited your blog i got an error on the mysql server of yours. ~, 698809
420399 318321It is truly a terrific and beneficial piece of info. Im pleased which you just shared this useful information with us. Please stay us informed like this. Thank you for sharing. 897923
64104 573298Spot lets start work on this write-up, I really believe this incredible web site requirements additional consideration. Ill much more likely be once again you just read additional, thank you that data. 658241