Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Mbyll sytë dhe imagjino: Syri i Kaltër siç duhej të ishte, por që s’është!

by PorositWeb
27 Mars, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Veç një bukurie përrallore, Syri i Kaltër ngërthen në vetvete dhe pasqyrimin më real të një vendi që kurrë nuk diti dhe mundi të shfrytëzojë si duhet një pasuri të dhuruar bujarisht nga Zoti.

Perla e njohur e natyrës shqiptare, është po aq shqiptare në mënyrën se si menaxhohet.

Ajo mishëron pandjeshmërinë, paaftësinë, dhe mungesën e kreativitetit të çdo kaste qeverisëse, për ta mjelur në të ardhura në kuptimin më pozitiv të fjalës.

Mjafton rruga që të çon aty, pa asnjë fije asfalti dhe tërë gropa, për të kuptuar se ndodhesh në vendin ku e bukura ka një çmim të ulët.

Dhe mjafton të imagjinosh për një moment se çfarë do të ishte Syri i Kaltër nëse do ndodhej në tjetër vend, në tjetër shtet, në duar të të tjerë njerëzve, qoftë dhe rretherrotull në rajon, për t’u ndjerë keq që ajo perlë të ketë pasaportë shqiptare.

Do ishte një oaz gjigand relaksi për çdo stine. Në pyjet përreth, ku do gjarpëronin rrugë për ecje në këmbë a me biçikletë, shtëpizat e vogla prej druri të strukura mes gjelbërimit do ishin strehëzat e sa e sa turistëve, që do kalonin ditë e net të paharrueshme. Kënga e zogjve do ndihej ngado, ndërsa kafshë të ndryshme do popullonin pyllin. Lëndinat do ishin të paana, ndërsa po ashtu, rrjedha e ujit, në pjesën e paqtë e të rrëmbyer do ishte përlot shpirta romantikësh e aventurierësh.

Terrenet sportive, përfshirë fusha tenisi e golfi, do ishin pjaca më e lartë e një parku të rrallë. Restorantet e atyshme do ofronin menu e shërbime klasi. E të gjitha këto do bënin që kohë pas kohe, prej aty të rridhin lajme për aksh njeri më famë që erdhi e ndenji. I gjithë parku, me gjithë këtë aktivitet e morri shërbimesh, do ishte i menaxhuar nga një staf njerëzish në nivel administrate drejtuese me specialistë fushash për çdo sektor.

Por hap sytë e zgjohu, sepse kjo është veç një ëndërr, deri më sot e pashpresë që mund të bëhet realitet.

Sepse si Syri Kaltër, është e gjithë pasuria jonë, e tokës ku jetojmë, e fshehur apo në sipërfaqe, që na denoncon çdo ditë e më tepër se ende nuk kemi prerje si njerëz për të menaxhuar pasuri të tilla.

Tek Syri Kaltër tashmë ka shumë njerëz, sidomos të huaj që vijnë me kuç e me maç për të shijuar atë bukuri.

Por ata  e kufizojnë veten në pak gjë, aty tek burimi duke u kredhur në ujin e akullt dhe më pas në ndonjë haje në dy prej restoranteve të atyshme, të cilat i përgjigjen vetëm barkut të klientëve, pa patur asnjë shërbim tjetër. Në mos në territoret e tyre, në të gjithë hapësirë që ofron Syri Kaltër, do ishte gjëja më normale ekzistenca e një këndi lojrash për fëmijë, por jo.

Kudo ferra, ferra, ferra…e terrene të vrazhda, plot pluhur, pa asnjë përkujdesjeje të dorës njerëzore, e cila mund dhe patjetër duhet të vinte nga një shtet që do jua dinte kimetin këtyre pasurive, këtyre dhuratave të Zotit që pakkush i ka. Dhe mbi të gjitha, gjithçka ka aty mund të shijohet vetëm ditën. Nata aty është diçka e pajetë, diçka që nuk ekziston.

Mjafton të vëresh prezantimin e parë me Syrin e Kaltër, sapo kthen rruga për aty nga, ka automjeti nis e hidhet përpjetë nga gropat, e deri tek një barakë e lodhur që shërben si streha e rojeve. Në të hyrë, aty ku ndodhet diga, një nga ata, të kërkon një dy mijë lekësh, një rit pagese që vijon prej vitesh, e që nuk dihet se sa të ardhura sigurohen e se ç’bëhet me to. Pa paragjykuar se mund të shpërdorohen, nuk mund të thuhet aspak që kanë një efekt të prekshëm në një situatë që sa vjen e degradon. Po, ka një lajm, është zgjeruar rruga, gjë që të bën të jesh më komod të në ngarë të automjetit se mos fërkohesh me tjetrin, por vetëm kaq. Çdo gjë tjetër, përçon trishtim.

Dhe ndodh që duke tretur vështrimin asaj suprine kristalore uji, me atë gjelbërim harlisës përreth, tronditja ia lë vendin një paqeje të brendshme, por kjo deri në çastin kur vëren se në tabanin poshtë asaj mase uji të bekuar në vizualitetin që ofron, si të ish një poezi e gjallë e ngjyrave, ndodhet një sandale për këmbë femre dhe një bombul gazi.

E pra, ky është mallkimi shqiptar i Syrit të Kaltër, që është ashtu siç nuk duhej të ishte…/sarandacity.al/

Tags: Kryesore
Previous Post

Euronews Albania për Syrin e Kaltër: nga mrekulli nga Zoti në gjynah nga Zoti!

Next Post

Sinovac-u i siguruar nga Turqia, në Sarandë e Delvinë: ç’sasi, ku dhe kush do vaksinohet

PorositWeb

PorositWeb

Related Posts

Rregullatori hekurudhor grek: Ç’e shkaktoi tragjedinë në Larisa
Sociale

Rregullatori hekurudhor grek: Ç’e shkaktoi tragjedinë në Larisa

18 Mars, 2023
Ankesa “e pabesueshme” e kreut të SPAK
Sociale

Ankesa “e pabesueshme” e kreut të SPAK

16 Mars, 2023
Punëtorët grekë, grevë për tragjedinë hekurudhore
Sociale

Punëtorët grekë, grevë për tragjedinë hekurudhore

8 Mars, 2023
Vrau tre gra, asnjë pendesë
Sociale

Rasti Dan Hutra: vëllai e do të vdekur!

8 Mars, 2023
Instalimi i sistemi i ri: njoftim për ata që të martën vejnë e vijnë në Greqi
Sociale

Instalimi i sistemi i ri: njoftim për ata që të martën vejnë e vijnë në Greqi

7 Mars, 2023
Tragjedia hekurudhore greke: njeriu që akuzohet si shkaktar i saj
Sociale

Tragjedia hekurudhore greke: njeriu që akuzohet si shkaktar i saj

6 Mars, 2023

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.