Kryeministri Rama e quajti fantastike atë që po ndodh më tërheqjen turistike të Shqipërisë e jo vetëm për bredgetin.
“Shqipëria e 10 viteve më parë kishte po këto male, e po këto lumenj, por nuk kishte një destinacion turistik europian. Turistët më europian ishin emigrantët shqiptar dhe shqiptarët nga Prishtina, për të tjerët ishte synimi i pasigurisë dhe i prapambetjes.
Shërbimet e vetme ishin të njerëzve më punëtorë të këtij vendi që mes pluhurit dhe gropave, apo njerëzve me dhe pa unifomë së bashkë me rrugaçët e zonës përpiqeshin të bënin sa mundeshin që të nxjerrnin dhjamë nga pleshti i turizimit.
Këtë vit nuk ka pasur media që një herë në javë nuk kanë shkruar për Shqipërinë. E bombarduan publikun me tonë me simpati për turizmin e Shqipërisë. Turizmi ishte një kockë pa mish në pjatën e ekonomisë së tyre.
Në Korçë kishte një hotel me bujtinë të varfër. Në Berat s’kishte rrugë. Legjendari i Osumit në majë si shenja e vetme e hyrjes së kapitalizmit. Gjirokastër copë copë, pa folur për qytetet e tjera.
Sezoni sillte emigratët e përmalluar dhe qeveria e asaj kohe numëronte për turistë edhe kryeministrin që kthehej nga ndonjë takim në Rinas.
Sezoni kulmoi këtë vit me një bum turistik në Korcë, Gjirokastër dhe Berat. Këtë vit në ujin e Tepelenës shkohej vetëm me rezervime. Tirana qyteti jonë i betonizuira ku dëgjon cdo ditë e cdo natë të huaj. Këtu thonë se nuk jetohet nga trafiku dhe zhurma. Kreyqyteti banohej nga banorët e punës në korrik, ndërsa në gusht shkretohej fare, këtë vit u pushtua nga turistët, rrugë më rrugë e shtëpi më shtëpi duke sjellë lekë për çdo familje. Shqipëria ka hyrë në hartën e Evropës. A jam i kënaqur? Po jam, por ka akoma shumë punë”, tha Rama, duke kujtuar se nëse nuk punohet, e gjithë kjo situatë mund të kthehet kokëposhtë.
“Nga infrastruktura e Ksamilit që u bë simol i Shqipërisë në mbarë mediet e huaja e deri te sukseset e tjera, korrigjimi i të tashmes kërkon që askush nga ne të mos mbyllë hundët përpara gropave septike. Korrigjimi i të tashmes kërkon që kjo forcë qeverisëse të mos mbyllë asnjë minutë veshët… Askush prej nesh të mos e lërë për nesër punën e sotme.
Vitim tjetër do të kemi kërkesë më të lartë se kjo e këtij viti. Nami i mirë që kemi marrë sot mund të na kthehet në bumerang nëse nuk përgatitemi. Ne sapo kemi futur këmbët në superligë. Afirmimi i Shqipërisë si destinacion europian tregon se këtij vendi i është zbardhur faqja njëherë e mirë nga e shkuara e errët. E shkuara e ngjyer me bojën e murrme të paragjykimeve të botës”, tha Rama. /sarandacity.al/