Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Finiqi merr dhe jep me “RisiAlbania”: si të futesh në treg turizmi

by PorositWeb
15 Maj, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Një takim me menaxherë dhe ekspertë të RisiAlbania, pjesë e Programit Zviceran për Turizmin në Shqipëri, u organizua dje në Bashkinë e Finiqit.

Ky takim u zhvillua në kontekstin e koordinimit dhe rregullimit të përpjekjeve individuale të subjekteve private, qeverisjes vendore dhe kombinimeve rajonale për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në zonat rurale gjatë gjithë vitit dhe jo vetëm gjatë sezonit të verës.

Kryetari i Bashkisë së Finiqit, Kristo Kiço bisedoi me menaxherin e sektorit të turizmit në RisiAlbania, Mirtion Mita dhe ekspertin zviceran Urs Wagenseil.

Kristo Kiço theksoi mundësitë e ofruara nga zona për zhvillimin e një aktiviteti të qëndrueshëm në sektorin e turizmit, sepse kjo zonë është e pasur me monumente kulture dhe natyre, me histori dhe traditë në fushën e kulinarisë.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e programit konfirmuan këto mundësi të ofruara nga Bashkia e Finiqit, por u përqëndruan më shumë në mënyrën se si këto produkte të ofruara nga zona do të integrohen në strategjinë e përgjithshme të turizmit në rajonin bregdetar përmes një planifikimi të koordinuar për të tërhequr turistë nga e gjithë bota.

Ata shprehën gatishmërinë e tyre për të ndihmuar në përgatitjen e këtij programi por edhe në bashkëpunimin për promovimin dhe shfrytëzimin e produkteve dhe mundësive të pasura turistike të Bashkisë së Finiqit.

Në datën 17 maj, këtë të hënë një takim i zgjeruar do të organizohet në qytetin e Sarandës me kompani turistike dhe përfaqësues nga bashkitë e Sarandës, Delvinës, Finiqit dhe Konispolit për të zhvilluar idenë e bashkëpunimit në zonë, e cila do të përfshijë biznese edhe nga Finiqi. /sarandacity.al/

Tags: Perditshmeri
Previous Post

Në fillim greku, pastaj ai: kush është sarandioti i vetëvarur në Tympaki

Next Post

Rebelim ndaj policisë në Turizëm – Çukë: ç’ndodhi në lokalin e shtetasit Gazmend Gega (pamje)

PorositWeb

PorositWeb

Related Posts

Saranda, 20 mijë turistë nga janari në maj
Kryesore

Saranda, 20 mijë turistë nga janari në maj

26 Maj, 2023
Përjetime: Si rashë në dashuri me Ksamilin, “Maldivet e Europës”
Turizëm

Përjetime: Si rashë në dashuri me Ksamilin, “Maldivet e Europës”

23 Maj, 2023
Hapen aplikimet për certifikimin e operatorëve të turizmit detar
Turizëm

Hapen aplikimet për certifikimin e operatorëve të turizmit detar

22 Maj, 2023
Uashington Post: Në vend të Mikonosit, vizitoni Shqipërinë!
Turizëm

Uashington Post: Në vend të Mikonosit, vizitoni Shqipërinë!

21 Maj, 2023
INSTAT: Numri i vizitorëve në mars, rritje me 29.8%
Turizëm

INSTAT: Numri i vizitorëve në mars, rritje me 29.8%

19 Maj, 2023
The Guardian: Shqipëria, vendi me histori intriguese dhe dhe surpriza të pafundme
Turizëm

The Guardian: Shqipëria, vendi me histori intriguese dhe dhe surpriza të pafundme

18 Maj, 2023

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.