Ermanel Lloji ka qenë ai i cili në 10 minutat e fundit të ndeshjes arriti të shënojë një gol për Butrintin, duke u dhënë fitoren e radhë sarandiotëve, kësaj here përballë Naftëtarit.
Me kuçovarët, Saranda nuk e kishte aq të lehtë. E gjithë ndeshja ishtë një vuajtje e vendasve për të shënuar, gjë që u arrit me mundim në minutën e ’81.
Me këtë fitore, Butrinti thjesht ruan kreun, ama në vend të dytë pas Maliqit, pas disa javësh në krye.
Pas këtij trepikëshi, Gurma kryetar përcolli një urim.
“Urime për fitoren. Forca Butrinti!”,. shkroi kryebashkiaku, me mbiemrin e së cilit lidhet boshti i skuadrës sarandiote, trajneri dhe golëshënuesi kryesor. /sarandacity.al/