Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Hajdut dhe i tre kazinove, kush është “skifteri” livadhjot i bankomatit të BKT-së

by sabiel
9 Maj, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Jorgo Kumaraku është 44-vjeçari, i cili u arrestua sot pasi tentoi të grabiste një grua me inicialet A.M, punonjëse në një agjenci sigurimesh, tek një bankomat të BKT, ngjarje kjo e ndodhur paraditen e së shtunës.

Por nuk ndalet me kaq veprimtaria hajdute e “skifterit” nga Livadhjaja.

Sarandacity.al mëson se 44-vjeçari Jorgo Kumaraku, është person që e njeh mirë burgun, pasi ky person ka qenë i dënuar edhe më parë për vjedhje, por dhe për trafik droge.

Në vitin 2007 ai ka grabitur duke kërcënuar me armë lodër punonjësen e kazino “Perla” në Sarandë. Për këtë vepër ai u dënua me 5 vite burg.

Një vit më vonë në burg atij iu gjet një celular, për të cilin atëherë ai dha deklaratë të rreme sikur celularin e kishte futur një polic i paraburgimit në Sarandë. Ky i fundit atëherë u arrestua por u la i lirë pasi u zbulua mashtrimi i Kumarakut, për të cilën ai u dënua me 6 muaj burg.

Në shtator të 2013, Kumaraku rikthehet për të grabitur sërish një kazino, po me skemën e vjetër. Edhe kësaj radhe pre ra kazino “Admiral” në Sarandë, teksa livadhjoti  kërcënoi dhe dhunoi punonjësen duke përdorur edhe pistoletë lodër.

Një ditë pas kësaj ngjarjeje, Kumaraku grabit me pistoletë lodër një tjetër kazino, tek “Ura e Lumit” në Gjirokastër. Për këtë të fundit ai u dënua me 6 vite burg.

Kumaraku është përdorues narkotikësh dhe si i tillë ai ka qenë i dënuar më parë edhe në Greqi për trafik droge. /sarandacity.al/

 

Tags: Kryesore
Previous Post

Fitore në zgrip e Butrintit me Naftëtarin, Gurma s’shënon por uron!

Next Post

Përqafimi i ngrohtë i një iftari: kur Bashkia e Xhamia takohen dhe si fqinj

sabiel

sabiel

Related Posts

Kumbaro: Edicion për Shqipërinë turistike në BBC World News dhe Netflix
Turizëm

Kumbaro: Edicion për Shqipërinë turistike në BBC World News dhe Netflix

19 Janar, 2023
Greqia, me energjinë elektrike më të shtrenjtë në Europë
Ekonomi

Greqia, me energjinë elektrike më të shtrenjtë në Europë

12 Janar, 2023
Njeriu që rriti pasurinë e tij me 40 miliardë dollarë në 2022-shin
Ekonomi

Njeriu që rriti pasurinë e tij me 40 miliardë dollarë në 2022-shin

28 Dhjetor, 2022
Turizmi, Rama: Ja ç’vit i mbarë ishte 2022-shi
Ekonomi

Turizmi, Rama: Ja ç’vit i mbarë ishte 2022-shi

2 Dhjetor, 2022
Këngëtarja e njohur kosovare, fund një halli pronësie në Sarandë
Sociale

Këngëtarja e njohur kosovare, fund një halli pronësie në Sarandë

30 Nëntor, 2022
A mund të kishte Shqipëria një mbret amerikan? Përgjigja diplomatike e Ismail Qemalit
Kujtesë

A mund të kishte Shqipëria një mbret amerikan? Përgjigja diplomatike e Ismail Qemalit

28 Nëntor, 2022

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.