Mediat në Tiranë kanë publikuar fotot që implikojnë rëndë prokurorin e Sarandës Sali Hasa, pikërisht për rastin prej të cilit është arrestuar me urdhër të SPAK.
Fjala është për foto ku shfaqet e motra e Emiljano Miranit, Elsona Papa, police bashkiake, e cila me uniformë shërbimi, futet në ambientet e zyrës së prokurorit Hasa për të negociuar për të vëllanë nën akuzë.
Dyshohet se ajo i ka dhënë para prokurorit Hasa, në mënyrë që të pushonte akuzën e “plagosjes së lehtë me dashje” në ngarkim të vëllait të saj, i cili ishte arrestuar.
Kështu, Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka dhënë masën e arrestit me burg për prokurorin Sali Hasa, dhe për 4 persona të tjerë.
Zyrtarisht raportohet se:
“Napolon Hodaj, Oficeri i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Sarandë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i dytë i Kodit Penal.
Qerim Ruçi, arbitër i ndeshjeve të futbollit, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Paracaktimi i rezultateve në garat sportive”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 197/a/2 dhe 25 të Kodit Penal.
Julian Zera, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245/1/1 – 25 i Kodit Penal.
Emiljano Mirani, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245/1 – 25 i Kodit Penal.
GJKKO ka konfirmuar masën “arrest në shtëpi”, për të hetuarën Elsona Papa, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245/1/1 – 25 i Kodit Penal. /sarandacity.al/
Kurse ndaj shtetasit Hysen Korenica (ish ekspert mjeko – ligjor), Gjykata ka caktuar masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ekspertim i rremë”, parashikuar nga neni 309 i Kodit Penal”. /sarandacity.al/
557167 411609This web page is often a walk-through for all of the details it suited you with this and didnt know who to ask. Glimpse here, and youll definitely discover it. 976365
387358 481617Some genuinely marvellous work on behalf with the owner of this internet website , perfectly excellent content . 965542