Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Furrëbukët e bukëfurrave kosovare në Sarandë: ç’hall kanë pronarët e tyre dhe ç’ju pëlqen në këtë qytet

by PorositWeb
2 Prill, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Loreta Malka

Përpunimi i brumit dhe prodhimet e brumit i kanë specialitetin e tyre hasjanët e Kosovës.

Me një eksperiencë të mëparshme në Kroaci, Rrahman Krasniqi në vitin 2010 hap biznesin e tij në Sarandë.

I bindur se ky biznes nuk do ta nxirrte “me këpucë të kuqe” dhe i sigurt në aftësitë e tij, ai hapi një furrë buke, sigurisht për bukë furre.

Përpunimi i brumit është art më vete, ndaj për këtë, tradita e familjes hasjane tashmë ishte e njohur kudo nëpër Europë. Rrahmani e ka traditë familjare të trashëguar nga babai i tij.

Prodhimet e brumit që furra e tij bën prej 11 vitesh janë të kërkuara jo vetëm nga qytetarët sarandiotë por dhe turistët. Duke parë që kërkesat e tregut kishin rritje, Rrahmani ka dhe një biznes sezonal në Ksamil.

E gjen aty në çdo moment, së bashku me punëtorët e tij, me një staf që shtohet në kohën e verës dhe tkurret gjatë dimrit. Në një ambient familjar, të fton jo vetëm me aromën e bukës por dhe byrekët e famshëm kosovarë.

Tregohet shumë i gatshëm të na “performojë” hapjen e petës së byrekut ashtu siç shpesh e kemi parë nëpër rrjete sociale dhe jemi habitur.

Merrni laps e letër e mbani shënim: mjaft i hapët petët me pec/okllai/tërhollës tradicional, me këtë mënyrë byreku do të gjendet në tavolinën tuaj “sa hap e mbyll sytë”.

Tre minuta për ta fluturuar petën në ajër dhe vetëm 10 minuta në furrë dhe voíla: keni në tavolinën tuaj byrekun më të famshëm prej Hasit të Kosovës.

Familja e tij jeton në Kosovë, por vjen këtu në verë për të ndihmuar dhe shijuar pushimet në qytetin tonë.

Ende nuk ka një pasaportë shqiptare, ka vetëm lejen e qëndrimit dhe më thotë se mungesa e informacionit në fillim i ka sjellë këto vonesa.

“Si çdo qytetar i huaj edhe ne kosovarët duhet të kalojmë në të njëjtën proçedurë për të pasur nënshtetësinë shqiptare.”

Në Sarandë ka disa furra buke që kanë pronar kosovarë, të cilat janë të frekuentuara pasi sarandiotët i kanë mirëpritur dhe mbështetur ata.

Haxhi Duraj, djali i pronarit të furrës së bukës “Lorena”, thotë se buka e fshatit është një produkt që pëlqehet shumë nga klientët e tyre. Prej 11 vitesh që ata kanë hapur këtë biznes ka patur një ecuri të kënaqshme pavarësisht ndryshimit që sjell vera dhe dimri për ekonominë e Sarandës.

Ekziston e njëjta problematikë: ende nuk kanë një pasaportë shqiptare dhe ju duhet të presin dhe dy vite për t’u pajisur me nënshtetësinë shqiptare.

“Higjena që ka Saranda, nuk e gjen në asnjë vend tjetër, e them me plot bindje. Unë kam punuar në Tiranë dhe prej andej kam ardhur në Sarandë. Këtu ka një kulturë tjetër, higjiena është shumë e rëndësishme në çdo biznes.”

Mburret dhe thotë se byrekun me kilogram që bëjnë ata nuk e gjen askund në qytet; shija dhe teknika e bëjnë të. Punon së bashku me dy vëllezërit e tij dhe thotë që këtë punë e bën me pasion prej 16 vitesh.

Përpiqemi të kuptojmë marrëdhëniet që ka ky komunitet me njëri-tjetrin por kjo është një temë pak delikate që ndoshta vjen prej konkurrencës: nuk flasin me njëri-tjetrin.

Ne u ndalëm në vetëm dy prej furrave të bukës me pronar kosovarë; i bashkon tradita, pasioni, dashuria për këtë qytet dhe prodhimi e përpunimi i brumit nga i cili lind i “famshmi byrek” që e konsumojmë por nuk e dimë që petët e tij të fluturojnë në ajër para se të vijnë në shijen tonë. /sarandacity.al/

 

 

Tags: Kryesore
Previous Post

Pashkët në Greqinë fqinje, një paralajmërim “hapjeje” nga Mitsotakis

Next Post

Nis vaksinimi dhe për ne gazetarët: kolegia Genta Popa, e para dhe live

PorositWeb

PorositWeb

Related Posts

Rregullatori hekurudhor grek: Ç’e shkaktoi tragjedinë në Larisa
Sociale

Rregullatori hekurudhor grek: Ç’e shkaktoi tragjedinë në Larisa

18 Mars, 2023
Ankesa “e pabesueshme” e kreut të SPAK
Sociale

Ankesa “e pabesueshme” e kreut të SPAK

16 Mars, 2023
Punëtorët grekë, grevë për tragjedinë hekurudhore
Sociale

Punëtorët grekë, grevë për tragjedinë hekurudhore

8 Mars, 2023
Vrau tre gra, asnjë pendesë
Sociale

Rasti Dan Hutra: vëllai e do të vdekur!

8 Mars, 2023
Instalimi i sistemi i ri: njoftim për ata që të martën vejnë e vijnë në Greqi
Sociale

Instalimi i sistemi i ri: njoftim për ata që të martën vejnë e vijnë në Greqi

7 Mars, 2023
Tragjedia hekurudhore greke: njeriu që akuzohet si shkaktar i saj
Sociale

Tragjedia hekurudhore greke: njeriu që akuzohet si shkaktar i saj

6 Mars, 2023

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.