Pasuesi i Ardi Veliut në krye të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, raportohet të ketë firmosur urdhrin e parë për lëvizjet në drejtori e komisariate, të cilat pritet të bëhen publike ditët në vijim.
Ministri Bledi Çuçi, dy ditë më parë tha se Nano kishte marrë në dorë analizën e “100 ditëshit” dhe kishte nisur analizën me drejtuesit e qarqeve. “100 ditëshi” i Ramës ka përfunduar në mesjavë, por veç vetëlargimit të Ardi Veliut asgjë tjetër nuk ka ndodhur.
Thuhet se nga shkresa që ai ka firmosur dje dhe pritet ta bëjë publike të hënën, lëvizjet në radhët e Policisë nuk prekin vetëm drejtuesit e qarqeve por edhe shefa komisariatesh e shefa sektorësh të rendit dhe sigurisë publike.
Mbetet të shihet nëse drejtori i ri do të promovojë emra të rinj në Polici, apo do të jetë vetëm një rrokadë, siç ka ndodhur rëndom më parë, shkruan Newsbomb. /sarandacity.al/
161292 369685Low-cost Gucci Handbags Is normally blogengine much greater than wp for reasons unknown? Need to be which is turning out to be popluar today. 513791
911801 412919hey there, your website is cheap. We do thank you for work 725080