Grigoris Arnaoutoglou quhet moderator i njohur grek “The 2Night Show, i cili intervistoi aktorin Kostas Nikouli.
Ky i fundit, pos që pohoi përkatësinë e vetë shqiptare, tha njëherësh se preferonte mbiemrin siç ishte, pa “s”-në greke në fund, pra jo Nikoulis.
Tha se ndihej mirë kështu, ndonëse nuk ia dinte kuptimin në shqip mbiemrit të tij.
Por, si për ironi, ia thoshte këtë një gazetari që mban mbiemër tipik turk, me prapashtesën e njohur “oglu” (shqiptohet olu), që në fakt nuk është diçka e rrallë në mbiemra grekë. Por më shumë se kaq, ai është dhe “arnaut” në mbiemër, i cili i gjithi i përkthehet “biri i shqiptarit”.
Është ky një tregues që, në Ballkanin kombet sherrosen për pastërti etnike, vetëm të tillë nuk ka.
Është një rajon ku sa kanë luftuar aq dhe kanë bashkëjetuar me njëri-tjetrin, aq sa emrat e mbiemrat mund të përfshijnë deri në tre kombe, siç në rastin e gazetarit Grigoris Arnaoutoglou – grek, turk dhe shqiptar. /sarandacity.al/