Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi informoi mbi aplikimin e 1 mijë maturantëve për t’u bërë pjesë e Akademisë së FA-së është shpërblimi më i madh për ta.
“Përtej falënderimeve dhe mbështetjes për punën heroike të Forcave të Armatosura në këto ditë të vështira, aplikimi i mbi 1000 maturantëve për t’u bërë pjesë e Akademisë së Forcave të Armatosura, është vlerësimi dhe shpërblimi më i madh për ne dhe ta.
Janë vetëm 60 vende, rruga drejt dyerve të AFA është e gjatë dhe e vështire, vetëm 60 të rinj e të reja do të bëhen pjesë e kësaj akademie, por ky interesim i jashtëzakonshëm na ndihmon të zgjedhim më të mirët, për t’u bërë nesër pjesë e Forcave të Armatosura”, shkruan njeriu në krye të mbrojtjes shqiptare.
Kjo të kujton kohën kur ndër preferencat për studime të lartë ishin dhe ato drejt shkollës “Skënderbej”, pasi së cilës dilje kuadër ushtarak. /sarandacity.al/
Muchas gracias. ?Como puedo iniciar sesion?