Sipas një mediaje nga Tirana, pretendohet se në territorin e Bashkisë Finiq janë fshirë emrat shqip të tabelave rrugore, atyre që adresojnë zona banimi.
Newsbomb.al shkruan se në redaksinë e saj “ka mbërritur një denoncim në përmasat e një skandali”.
“Në Bashkinë e Finiqit janë fshirë emërtimet shqipe të disa vendeve, duke lënë kështu vetëm ato greke. Kjo nuk është herë e parë që ndodh në këtë bashki, pasi edhe më herët janë denoncuar vandalizma të tilla”, shkruhet nga kjo media.
Si ilustrim ofrohen dy foto për atë çfarë pretendohet. /sarandacity.al/