Butrinti shpartalloi Këlcyrën në takimin e radhës për kampionat, duke e mundur pastër e thellë 7-0, ku 6 gola u shënuan pjesën e parë.
Kjo është një tjetër fitore e sarandiotëve që tashmë ecin të sigurt drejt ngjitjes në kategorinë e parë, dhe pse janë në vendin e dytë në renditjes.
Por duke parë ecurinë, vendi i parë s’është i largët nëse vijohet me këtë trend rezultatesh
Mes shënuesve dalloi sërish Gurma me një dygolësh.
Pas Këlcyrës radhën e ka Përmeti, ku pra Butrinti do përballet me 24 Majin në transfertë, duke kaluar nga Gryka e Këlcyrës. /sarandacity.al/