Ashpërsia e Ramës shfaqur së fundi në lidhje me ndotjen e mjedisit, a më saktë paaftësinë e pushteteve lokale për t’ju pëgjigjur kësaj sfide, sidomos në qytetet bregdetare, ka bërë që Bashkia e Sarandës të lëshojë në terren grupet e saj të pastrimit, në qytet po e po, por sidomos përgjatë rrugës me Ksamilin.
“Pas evidentimit të vendeve të ndotura, vazhduam me pastrimin e hapësirave në Sarandë e Ksamil dhe përgjatë akseve rrugore”, shkruan Bashkia.
Kujtojmë se ditë më parë, në një të kryeministrit Rama me kryebashkiakë në lidhje me ndotjen e mjedisit, Jorgo Goro i Himarës u shpotit rëndë dhe publikisht si i paaftë t’i përgjigjej realiteteve ndonëse në territorin e Bashkisë që ai drejton.
Dhe askush nuk do donte të ishte shënjestër e Ramës siç ai. /sarandacity.al/