Një sasi prej 21 kg kokainë janë sekuestruar në Greqi, ku sipas mediave vendase në pranga kanë rënë tre shqiptarë, dy meshkuj të moshave 33 dhe 36 vjeç, si dhe një grua e moshës 60 vjeçe.
Gjatë kontrollit në policisë në një banesë në Galtasi është është gjetur edhe një laborator i përpunimit të heroinës.
Gjithashtu policia ka sekuestruar 1 pistoletë me 11 fishekë, mbi 13 mijë euro, 2 automjete, 1 furgon, 2 peshore, 7 celularë, pajisje laborator si prerëse, e etj.
Si kreu i grupit është identifikuar 33-vjeçari, ndërsa përgjegjës për transportin e drogës ishte 36-vjeçari. Ndërsa roli i gruas së arrestuar ishte ajo e përgjegjëses së laboratorit. /sarandacity.al/