Grabitja e 50 mijë eurove në 3 korrik të këtij viti në banesën e biznesmenit Lorenc Poka në Ksamil, vazhdon të mbajë në qeli kosovarin Hil Mema dhe biznesmenin nga Ksamili, Vangjel Pella.
Ky i fundit ndërkohë ka bërë disa herë kërkesë për të dalë nga qelia, duke i kërkuar Gjykatës së Sarandës një masë më të lehtë sigurimi.
Permes avokatit të tij ai ka parashtruar se “Personi nën hetim është i padënuar më parë, me gjendje shëndetësore i diagnostikuar me sëmundje kardiake. Nga kartela mjekësore rezulton se ka nevojë për mjekim të vazhdueshëm nën kujdesin e mjekut specialist dhe familjes; në kushte të tilla vlerësohet se masa më e përshtatshme është “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale”.
Veç kësaj, kërkesës i është bashkangjitur edhe një deklarim tjetër i Hil Memës në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, ku thotë se deklarimin e tij e ka bërë pasi është detyruar me forcë pasi është rrahur nga të zotët e shtëpisë dhe është kërcënuar me vdekje ai dhe për familjen e tij. “Në këto kushte duhet të merret si provë deklarimi i tij nga gjykata dhe të bëhet zëvendësimi i masës së sigurimit personal për personin nën hetim Vangjel Pella pasi ka rënë dyshimi i arsyeshëm”, thuhet në kërkesë.
Në deklarimin e tij, shtetasi Vangjel Pella thotë se nuk e njeh shtetasin Hil Mema dhe nuk ka dijeni për vjedhjen e banesës së shtetasit Lorenc Poka në datën 03.07.2021.
Megjithatë, Prokurori Ilir Hoxha prapësoi se nuk ka asnjë rrethanë të re si dhe asnjë provë që të mund të justifikojë zbutjen e masës së sigurimit.
I të njëjtin mendim ka qenë edhe gjyqtari Fatmir Ndreu, i cili ka vendosur rrëzimin e kërkesës së personit nën hetim Vangjel Pella si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim kur ka sjellë pasoja të rënda”, duke e lënë sërish atë në qeli.
Vangjel Pellës i është refuzuar kërkesa për lirim edhe në 25 tetor.
Për ngjarjen në fjalë, vazhdojnë të jenë në kërkim kosovarët Getoarb Mulliqi dhe Nderim Curri. /sarandacity.al/
611027 61743you use a great blog here! do you wish to earn some invite posts on my small weblog? 861440
482801 941501Wow, amazing blog layout! How long have you been blogging for? you make blogging appear straightforward. The overall look of your web site is great, as effectively as the content material! 568697
113274 358484A genuinely fascinating read, I may properly not agree completely, but you do make some quite legitimate factors. 235159