Thoma Kaçit, noter në Sarandë, i kanë hyrë me dhunë në banesë dhe i kanë vjedhur një shumë parash dhe dy çelësa automjetesh, sipas njoftimit policor.
Policia njofton se rreth orës 08:10, në sallën operative Sarandë, ka telefonuar pikërisht shtetasi Thoma Kaçi, banues në lagjen nr.4, Sarandë, për të njoftuar se dy persona ende të paidentifikuar, i kishin hyrë me dhunë në banesë dhe i kishin të sipërpërmendurat .
Ai vetë nuk ka pësuar dëmtime dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Policia ka shkuar në vendngjarje, ka rrethuar zonën dhe vijon krehjen e saj me qëllim kapjen e autorëve.
Ky është rasti për të testuar efektivitetin e Policisë së Sarandës nën drejtimin e shefit tashmë disamujor, Klodian Kondi. /sarandacity.al/