Ka qenë e pamendueshme ajo që sapo ndodhi në Kongresin e PS-së, njëherësh në 30-vjetorin e kësaj force. Gramoz Ruçi, kolona kryesore e saj me rol zyrtarisht dytësor por kryesor në menaxhimin e brendshëm, jep dorëheqjen nga politika.
Ish-deputeti i Sarandës, siç dhe Nano, iu kthye fillimisht kohës kur nisi këtë rrugëtim që ia fund në një jubile partiak.
“Kur unë nisa rrugëtimin tim, 30-vjeçarët që janë në këtë kongres s’kishin lind akoma, kur nisa këtë rrugëtim, 5-vjeçarët e 91, janë këtu mes nesh.
Tani kur do ta deklarojë këtë fund të kësaj maratone, unë zgjodha sot, se s’ka më mirë se 30-vjetori, që sot që kemi fituar mandatin e tretë, dhe që pas disa muajsh bëj 70 vjeç, se në 9 shtator nuk do të ushtroj më mandatin që më ka dhënë PS dhe s’do kem ambicie për asnjë post politik. Falenderoj më zemër ç’do socialist. Sa të më punojë mendja dhe zemra do ngelem me ju!”, tha ndër njerëzit më të pëfolur nga kundërshtarët politikë për të qënit ish-ministër i Brendshëm në qeverisjen e fundit të PP-së, por njëherësh pa asnjë skandal apo përfolje gjatë pluralizmit.
Ai falenderoi Nanon, një ish-kundërshtar aleat por dhe një ish-kundërshtar në krizën e KPD-së, ose “Katarsisit” të 2001-it, duke i kujtuar sfidat e kaluara së bashku.
“Nano, jemi shumë krenar për ty për shumë gjëra. Askush, as nga ne as kundërshtarët nuk thotë dot që ti s’je politikan. Jemi krenar që të kemi pas kryetar për 14 vite. Askush s’thotë dot që ti nuk je intelektual. Siç thashë që në fillim, që shumë socialistë janë përsekutuar, vetëm ti bërë 4 vite burg vetëm se ishe kryetari ynë”, tha Ruçi, duke kujtuar se qe i pari që dha dorëheqje pas humbjes në 2005. “Këtë e bën vetëm një parti e civilizuar”.
E nga ana tjetër, i kujtoi Ramës fillimet e tij në PS.
“I dashur Edi, të kujtohet 2003 kur shprehe ambicien për t’u bërë kryetari jonë? Shumë dyer t’u mbyllën, por qëndrove stoic, se ti e dije mirë që të bëhesh lider s’mjafton vetëm ambicia dhe dëshira, por duhet patjetër dëshira dhe dashuria e atyre që ti do të bëhesh kryetar. Ja ku jemi sot, kaq krenar, me tre mandate rresht fitimtarë”, ishin fjalët e Gramoz Ruçit. /sarandacity.al/