Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Greqia, me energjinë elektrike më të shtrenjtë në Europë

Një nga arsyet kryesore për çmimet e larta është miksi aktual i karburanteve që përdoren për prodhim

by Saranda City
12 Janar, 2023
Share on FacebookShare on Twitter

Greqia vazhdon të ketë për javën e dytë radhazi çmimin më të lartë të energjisë elektrike në BE.

Të mërkurën, çmimi i shitjes me shumicë ishte mbi 218 euro për MWh, një shifër kjo shumë më e lartë se çdo vend tjetër në BE.

Për krahasim, Bullgaria dhe Rumania kanë çmimin e dytë më të shtrenjtë të shitjes me shumicë së energjisë elektrike, i cili arrin në 188 euro për MWh. Më pas vijnë Hungaria dhe Italia, me përkatësisht 184 euro për MWh dhe 172 euro për MWh.

Sipas të dhënave të ofruara nga EU Energy, disa vende të BE-së janë nën barrierën psikologjike prej 100 euro për MWh, me Gjermaninë dhe Danimarkën që aktualisht kanë shifrën 59 euro për MWh.

Në nivel mujor (dhjetor 2022), Greqia ishte tregu i gjashtë më i shtrenjtë në Europë, me një normë mesatare prej 276,9 euro për MWh, pas Belgjikës, Irlandës, Francës, Zvicrës dhe Italisë. Krahasuar me vitin e kaluar, Greqia është tregu i tretë më i shtrenjtë në Europë, me një normë prej 279,89 euro për MWh, duke u renditur pas Zvicrës dhe Italisë.

Çmimet relativisht të ulëta në Europë pasqyrojnë kërkesën e reduktuar ndjeshëm për energji elektrike, si rrjedhojë e kushteve të buta të motit dhe rënies së çmimeve të gazit natyror në tregun spot.

Greqia thotë se çmimet e energjisë elektrike reflektojnë veçoritë e tregut

Qeveria greke thotë se çmimi i lartë i energjisë elektrike vjen për shkak të veçorive të tregut grek për shitjen me shumicë të energjisë elektrike. Në Greqi, modeli i përcaktimit të çmimit të gazit natyror merr në konsideratë normën mesatare të muajit të kaluar përkundrejt çmimit ditor të vendosur në bursë.

Qeveria greke pretendon se kjo vonesë nuk lejon reflektimin e menjëhershëm të rënies së çmimit të gazit natyror te çmimi i energjisë elektrike me shumicë, siç ndodh në pjesën tjetër të tregjeve.

Megjithatë, siç theksojnë analistët, një nga arsyet kryesore për çmimet e larta është miksi aktual i karburanteve që përdoren për prodhimin e energjisë, ku gazi natyror ka një pozitë dominuese pasi përbën më tepër se 40% të miksit total. Përqindja e linjitit është e ulët, ndërsa burimet e rinovueshme mund të jenë faktor në përcaktimin e çmimeve vetëm për disa orë.

Gjithashtu, konkurrenca e kufizuar në sektorin e prodhimit të energjisë dhe ndërlidhjet e kufizuara janë disa faktorë të tjerë kryesorë që po sjellin rritjen e çmimeve. /monitor/

Previous Post

Mbreti i fundit grek, pa funeral shtetëror

Next Post

Erdhi dita: jo thjesht roje, polic në çdo shkollë!

Saranda City

Saranda City

Related Posts

Turizmi ynë: një zyrë konsulence në Palma de Mallorca
Turizëm

Turizmi ynë: një zyrë konsulence në Palma de Mallorca

30 Mars, 2023
Beteja për njeriun, Rama kumton: Drejt pagës 900 euro…
Ekonomi

Beteja për njeriun, Rama kumton: Drejt pagës 900 euro…

29 Mars, 2023
Deputetja Zhupa: Këta do fitojnë!
Politikë

Deputetja Zhupa: Këta do fitojnë!

28 Mars, 2023
Alarmi i fuqisë punëtore, thirrja: Pagat, pagat, pagat…!
Ekonomi

Alarmi i fuqisë punëtore, thirrja: Pagat, pagat, pagat…!

27 Mars, 2023
Ky është Olti Çaçi i PS-së për Sarandën? Një reportazh në biznesin e tij në Golem
Politikë

Ky është Olti Çaçi i PS-së për Sarandën? Një reportazh në biznesin e tij në Golem

26 Mars, 2023
Përfundimtare: mjeku Gurma, jo më mbi pacientin Sarandë!
Politikë

Përfundimtare: mjeku Gurma, jo më mbi pacientin Sarandë!

26 Mars, 2023

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.