Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Hip e zbrit zbrit nga kategoritë: kur është shpallur Butrinti dy herë kampion dhe kupa që ka fituar

by PorositWeb
29 Mars, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-mësuesi Xhorxhi Vasili, një arkivues i zellshëm i veprimtarive sportive në Sarandë, na ofron bujarisht disa të dhëna mbi sukseset më kulmore të Butrintit në futboll ndër vite.

Tashmë që ekipi i drejtuar nga trajneri Milto Gurma po korr fitore pas fitoreje në synimin për t’u ringjitur në kategorinë e parë, nga e cila ra para pak kohësh, duke patur si ndihmëtar në fushë dhe të birin si golashënues të rregullt, është momenti të kujtojmë se cilat janë arritjet më të mëdha të ekipit të qytetit ndër vite.

Saranda është endur historikisht mes kategorisë së dytë dhe të tretë, duke iu referuar rendit të kohëve më parë, kur Superliga e sotme quhej Kategoria e Parë dhe më pas sipas radhës më poshtë.

Tashmë, Saranda është në Kategorinë e Dytë, por pa Superligë është në të Tretën.

Sipas njeriut memorje të sportit sarandiot, i cili iu referohet shënimeve të tij plot statistika, rezultati më i mirë në historinë e Butrintit është regjistruar në sezonin ’90 – ’91, me trajner Niko Pandon dhe ndihmës Margarit Çakallin. Në atë sezon Saranda tentoi kategorinë e parë, por nuk ia doli në grup, pasi në vend të parë u rendit Ylli i Kuq i Pogradecit.

Atëherë luhej me tre grupe në sezon, me 37 skuadra gjithsej.

Saranda ishte në grupin C me 12 skuadra.

Pati 22 takime, ku regjistroi 11 fitore, tre barazime dhe 8 humbje. Golavarazhin e pati 37 me 22 dhe grumbulloi 25 pikë.

Arritjet e tjera janë:

Në sezonin 2004 – 2005 hyri në Kategorinë e Parë.

Por zbret sërish në të Dytën në sezoni  2010 – 2011.

Por a ka dalë ndonjëherë kampion Butrinti? Po. Kjo ka ndodhur në vitin 1961, duke qenë në Kategorinë e Tretë.

Ka dalë gjithashtu kampion në Kategorinë e Tretë në vitet ‘79 – ‘80

Por ka fituar gjithashtu dhe një kupë, e kjo është Kupa e “Sportit Popullor”, gazetës së asaj kohe, duke mundur Besëlidhjen e Lezhës në Elbasan.

Këto lloj eventesh, dedikuar organeve të kohës, organizoheshin në fund të gushtit, para nisjes së sezonit. /sarandacity.al/

 

 

 

 

Tags: Kryesore
Previous Post

Të fundit nga vaksinimi në Sarandë dhe Delvinë

Next Post

OMONIA sulmon Artan Lamen për pronat në Himarë: Po u merren banorëve grekë!

PorositWeb

PorositWeb

Related Posts

Ringjallja braziliane e kuqezinjve
Sport

Ringjallja braziliane e kuqezinjve

13 Shtator, 2023
Shqipëria bën mrekullinë në futboll: mposht Poloninë si Belgjikën dikur
Sport

Shqipëria bën mrekullinë në futboll: mposht Poloninë si Belgjikën dikur

11 Shtator, 2023
Ëndrra gjermane, Shqipëria e nis me dy britma fitoreje
Sport

Ëndrra gjermane, Shqipëria e nis me dy britma fitoreje

17 Qershor, 2023
Gjendet në detra: cili është “sekreti ushqimor” i kësaj tresheje?
Sport

Gjendet në detra: cili është “sekreti ushqimor” i kësaj tresheje?

28 Maj, 2023
Do garojnë çiklistët, akset që duhet të shmangni
Sport

Do garojnë çiklistët, akset që duhet të shmangni

19 Maj, 2023
Befasia pozitive në sportin shqptar, media zgjedh anën negative
Sport

Befasia pozitive në sportin shqptar, media zgjedh anën negative

5 Maj, 2023

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.