Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Humbjet e qeverisë në arbitrazh, Denaj shpjegon pagesën e milionave

by PorositWeb
22 Korrik, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria shqiptare rrezikon të paguajë mbi 263 mln euro për gjyqe të humbura në arbitrazh, nga të cilat 110 mln euro i takojnë çështjes me Becchettin.

Ministrja e Financave, njëherësh deputetja në pritje e Sarandës Anila Denaj, në “Përballë” me Lutfi Dervishin tha se detyrimet ndaj Becchettit do të shlyhen kur vendimi të jetë i formës së prerë.

“Ne patjetër që do ta paguajmë. Hyn edhe në negociata. Po në rastin e Becchettit, ne jemi në pritje të përgjigjes nga Avokatura e Shtetit. Ne nuk mundemi dhe juridikisht të buxhetojmë procesin nqs Avokatura e Shtetit nuk thotë tani ky vendim duhet zbatuar. Ka procese dhe ka kontrata që nëse do të negocioheshin në kohë mund të kishin kompensuar dhe dëmin e fitimit të gjyqit.

Jemi duke shtyrë një proces që nuk është në të mirë të shqiptarëve. Nuk po flas për rastin konkret këtu. Por në momentin që procedurat finalizohen, atëherë janë detyruese për buxhetin e shtetit. Dhe ato kanë vëmendjen për t’u paguar proporcionalisht sipas fondeve. Nëse vjen e formës së prerë do të duhet të hiqet një fond nga një proces tjetër”, tha Denaj, duke shtuar se qeveria ka arritur një marrëveshje e cila i lejon pagesën me këste të një prej këtyre faturave.

Nga ana tjetër, Denaj fton që kjo çështje të mos gjykohet vetëm nga jashtë dhe shkurt.

“Çdo proces gjyqësor është një dëm por do duhej Shqipëria për hir të këtij dëmi të mbante një dëm më të madh? Këtë duhet ta vlerësojmë dhe për secilin rast duhet të shkojmë të bëjmë një analizë. E parë nga jashtë nuk vlen”, arsyetoi Denaj. /sarandacity.al/

Tags: Perditshmeri
Previous Post

Grabitja e një banke në Athinë, arrestohet shqiptari “i lindur për burg”

Next Post

Çdo të ndodhë me Shqipërinë nëse vjen Delta? Vjen përgjigja nga qeveria

PorositWeb

PorositWeb

Related Posts

Deklarimi më epik i Ramës në lidhje me Belerin
Politikë

Deklarimi më epik i Ramës në lidhje me Belerin

21 Shtator, 2023
Rama, mesazh Athinës: Shihni ç’po ndodh në Derviçan…
Politikë

Rama, mesazh Athinës: Shihni ç’po ndodh në Derviçan…

18 Shtator, 2023
Rama prezaton “qeverinë e re”
Politikë

Rama prezaton “qeverinë e re”

5 Shtator, 2023
Ç’mendon Jorgo Goro për “Belerin”?
Politikë

Beleri, debat mes një opozitari dhe një minoritari

1 Shtator, 2023
Rama, për Belerin dhe Mitsotakisin te Kathemirin-i
Politikë

Rama, për Belerin dhe Mitsotakisin te Kathemirin-i

27 Gusht, 2023
Pse SHBA e BE folën e tani po heshtin për Belerin?
Politikë

Pse SHBA e BE folën e tani po heshtin për Belerin?

25 Gusht, 2023

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.