Policia e Sarandës ka arrestuar së fundi një shtetas të huaj, arab, pasi i është gjetur një sasi droge në dhomën e hotelit ku qëndronte.
Sipas njoftimit zyrtar, A. L., 33 vjeç, u prangos pasi Policia i gjeti një kontrolli sasi kokaine dhe kanabisi.
Tashmë pritet hetimi dhe gjykimi i tij.
Ky nuk është i pari rast kur të huaj kapen me drogë në Sarandë, por ndër ato raste të rralla ku kapet një shtetas nga një vend arab.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, u arrestua në flagrancë shtetasi P. T., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin të cilin drejtonte, Policia gjeti dhe sekuestroi një një sasi të vogël lendë narkotike kanabis. /sarandacity.al/
Muchas gracias. ?Como puedo iniciar sesion?