Një operacion policor i koduar “Palestra”, ndërmarrë nga Komisariati i Policisë Nr.2 në Tiranë, ka mundësuar ndalimin e e një 33-vjeçari, i cili qe dënuar nga Gjykata e Sarandës me 10 vite burgim për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.2, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, bazuar dhe në informacionet e marra në rruge operative se në një palestër në rrugën ‘Jordan Misja’ ndodhej një person në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacioni policor ‘Palestra’ në kuadër të cilit ndaluan shtetasin: Preng Gjoni, 33 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Sarandë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë në vitin 2016, e ka dënuar me 10 vite burgim për veprën penale ‘Vjedhje me dhunë’.
Shtetasi Preng Gjoni, do ti dorëzohet Komisariatit të Policisë Sarandë, për veprime të metejshme”, thuhet në njoftimin zyrtar. /sarandacity.al/